Publikuar më: 08/05/2023
VENDIM Nr. 259, datë 27.4.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I ZONËS SË MBROJTUR NGA LUMI OSUM DHE RIJETËZIMI I FASADAVE TË QENDRËS SË QYTETIT URA VAJGURORE, BASHKIA DIMAL”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i zonës së mbrojtur nga lumi Osum dhe rijetëzimi i fasadave të qendrës së qytetit Ura Vajgurore, Bashkia Dimal”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Dimal.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 604 285.5 (gjashtëqind e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë pikë pesë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 604 285.5 (gjashtëqind e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë pikë pesë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Dimal.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Dimal.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Dimal.
- Bashkia Dimal kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Dimal.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Dimal për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Dimal për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Dimal, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
LISTA EMËRORE E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I ZONËS SË MBROJTUR NGA LUMI OSUM DHE RIJETËZIMI I FASADAVE TË QENDRËS SË QYTETIT URA VAJGURORE”
Nr. | PRONARI | TË DHËNA HIPOTEKARE | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM | SHËNIME (Kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.) | |||||||||||||||||
ARË | TRUALL | VLERA TOTALE (lek) | |||||||||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Fshati ose qyteti | Z. kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sipërfaqja totale | Arë (m2) | Truall (m2) | Ndërtesë (m2) | Volumi | Faqe | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | |||
A | B | C | C | Ç | D | E | F | G | H | I | J | K | L | M | N | O | P | Q | Y | Z | |
Anila | Fatmir | Majuni | Konfirmuar nga ASHK-ja, mbi këtë pasuri ka dy ndërtime të paligjshme | ||||||||||||||||||
Armando | Fatmir | Majuni | |||||||||||||||||||
Azis | Metin | Ruli | |||||||||||||||||||
Fatmir | Irfan | Majuni | |||||||||||||||||||
Fatmira | Ali | Selenica | |||||||||||||||||||
1 | Graciala | Metin | Ruli | Urë Vajgurore | 3682 | 1/502 | Truall | 3500 | 3500 | 6 | 203 | 0 | 231.7 | 2375 | 550,287.5 | 550,287.5 | |||||
Kujtim | Ali | Kuçi | |||||||||||||||||||
Luan | Ali | Kuçi | |||||||||||||||||||
Mirjana | Metin | Ruli | |||||||||||||||||||
Qamile | Ali | Kuçi | |||||||||||||||||||
Zhaneta | Ali | Çakmaxhaijan | |||||||||||||||||||
2 | Afrim Xheladin Lybesha
Eglantina Adem Lybesha |
Urë Vajgurore | 3682 | 1/390 | Arë+ Truall | 960 | 960 | 200 | 106 | 1 | 6 | 188 | 203 | 38164 | – | 0 | – | 38,164.0 | Konfirmuar nga ASHK-ja. Më datë 10.7.2020 është kryer rivlerësimi i pasurisë në shumën 3,922,000. Ky rivlerësim është i vlefshëm deri në kryerjen e një transaksioni mbi pasurinë e rivlerësuar, përveç trashëgimisë ligjore, në përputhje me udhëzimin nr. 29, datë 30.7.2018. Lloji i pasurisë arë + truall R.009, 21.6.2005 lëshohet certifikatë datë 21.6.2005. Me urdhrin nr. 11 u bë korrigjimi i referencës. Me referencë 1897 671 | ||
3 | Saimir | Zeni | Guraj | Urë Vajgurore | 3682 | 1/388 | Arë | 765 | 765 | 1 | 4 | 78 | 203 | 15834 | – | 0 | – | 15,834.0 | Konfirmuar nga ASHK-ja | ||
SHUMA | 53,998 | 550,287.5 | 604,285.5 |