Publikuar më: 05/05/2023
VENDIM Nr. 29, datë 27.1.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE KUÇOVË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Zgjerimi i varrezave publike Kuçovë”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Kuçovë.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “drufrutorë”, me një vlerë të përgjithshme prej 2 374 693 (dy milionë e treqind e shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 2 374 693 (dy milionë e treqind e shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre) lekësh, përballohet nga Bashkia Kuçovë.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Kuçovë.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Kuçovë.
- Bashkia Kuçovë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Kuçovë.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Kuçovë për pasuritë e shpronësuara.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kuçovë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Kuçovë.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Kuçovë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kuçovë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
LISTA EMËRORE PËRFUNDIMTARE E PRONARËVE PASURI E PALUAJTSHME PRONË PRIVATE E TË CILËVE PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE KUÇOVË”
VLERËSIMI PËR SHPRONËSIM | ||||||||||||||
PRONARI | TË DHËNAT KADASTRALE | TOKË ARË | Vlera e kulturave bujqësore dhe drufrutorëve, sipas proces-verbalit të Drejtorisë së Bujqësisë | VLERA TOTALE | Shënime | |||||||||
Nr. | Emri | Atësia | Mbiemri | Fshat/qytet | Numri i pasurisë | Zona kadastrale | Lloji i pasurisë | Totale | Sipërfaqja e shpronësimit (m2) | ÇMIMI (lek/m2) | Vlera (lek) | |||
1 | Fitim | Isa | Çela | Polovine | 648/7 | 2179 | Are | 4000 | 4000 | 268 | 1072000 | 766 693 | 1,838,693 | Konfirmuar nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore Kuçovë |
2 | Niko | Dervish | Luzi | Polovine | 648/6 | 2179 | Are | 2000 | 2000 | 268 | 536 000 | 536 000 | Konfirmuar nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore Kuçovë | |
TOTALI | 2,374,693 |