Publikuar më: 23/05/2022

VENDIM Nr. 300, datë 11.5.2022

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

 

PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “SISTEMIM RRUGËSH, BLLOKU TE STADIUMI”, POGRADEC

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Sistemim rrugësh, blloku te stadiumi”, Pogradec.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Pogradec.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelat bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit tokë “truall” dhe “ndërtesë”, me vlerë 23 004 584.25 (njëzet e tre milionë e katër mijë e pesëqind e tetëdhjetë e katër pikë njëzet e pesë) lekë.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 23 004 584.25 lekë (njëzet e tre milionë e katër mijë e pesëqind e tetëdhjetë e katër pikë njëzet e pesë) lekësh, përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
  5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit në Bashkinë Pogradec.
  8. Bashkia Pogradec kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Pogradec.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Pogradec, në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, fillon procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe bën regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Pogradec.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Pogradec, pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të Bashkisë Pogradec.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Bashkia Pogradec, si dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Pogradec, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË SHPRONËSOHEN NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “SISTEMIM RRUGËSH, BLLOKU TE STADIUMI”, POGRADEC
                  Ndërtesë Tokë truall Vlera totale në lek Konfirmime me shkresë nga ZVRPP nr. 2135, datë 17.4.2018  Shënime
Nr. Emri Atësia Mbiemri Z.K Numri i Pasurisë Sip. total Sip. e. shpronësuar Lloji i pasurisë Çmimi në lek/m2 Vlera në lek Çmimi në lek/m2 Vlera në lek
1 Thoma Mihallaq Naço 8581 1/338 406.76 23.39 Truall     10491  245,384.49  245,384.49    
Leonard Mihallaq Naço
Tefta Kopi Iftica
Dhimitra Kopi Spiro
2 Llazi Dhimiter Bllazhde 8581 1/.80 1261 86.37 Truall     10491  906,107.67  906,107.67   Bashkëpronarët Bllazhde ndodhen në proces gjyqësor me ASHK Pogradec
Margarit Dhimiter Bllazhde
Brunilda Gjergji Bllazhde
3 Vllazeria __ Guxholli 8581 1/443 508 322.27 Truall     10491  3,380,934.57  3,380,934.57    
4 Jordhan Llambi Vako 8581 1/125 110 110 Truall     10491  1,154,010.00  1,154,010.00    
Drita Llambi Vako
5 Agim Azis Dervishllari 8581 2/134 22.5 22.5 Truall     10491  236,047.50  236,047.50    
Mynever Azis Dervishllari  
Safije Azis Dervishllari  
Nazime Azis Dervishllari  
Genci Reiz Dervishllari  
Leonat   Dervishllari  
6 Nazime Azis Dervishllari 8581 2/132 114 114 Truall     10491  1,195,974.00  1,195,974.00    
7 Mynever Azis Dervishllari 8581 2/133 114 114 Truall     10491  1,195,974.00  1,195,974.00    
8 Garip Nazif Dikellari 8581 2/333 224 224 Truall     10491  2,349,984.00  2,349,984.00   Kufizim seksioni E
Rexhep Nazif Dikellari  
Fluturije Nazif Dikellari  
Myzafere Nazif Dikellari  
9 Dhurata Nebi Malellari 8581 6/388 993 63.96 Truall     10491  671,004.36  671,004.36    
Gurie Myfit Malellari
Lumturie Myfit Malellari
Bajram Myfit Malellari
  Hysen Servet Minarolli (B) 8581 6/450 3940 91.39 Truall     10491  958,772.49  958,772.49    
  Ikbal   Myftiu
   Anastasi (Aishe) Myftiu (Kaçe)
  Nevzat   Minarolli
10  Fatmir   Minarolli
  Adelina Nexhip Minarolli
  Zhaneta Nexhip Minarolli
   Lida Nexhip Minarolli
  Makbule Kasem Minarolli
  Namik   Myftiu
                               
11 Sotiraq Koli Angjellari 8581 2/135 120 13.67 Truall     10491  143,411.97  143,411.97    
12 Aleksandër Enver Vesho 8581 1/81+2-1 48.2 48.2 Apartament 45216  2,179,411.20      2,179,411.20   Kufizim seksioni E
Zana Qerim Vesho
13 Petrit Demir Rushiti 8581 1/81 +3-1 40 40 Apartament 45216  1,808,640.00      1,808,640    
Lumturije Jashar Rushiti
Genci Petrit Rushiti
14 Gurije Xhevahir Elmas 8581 1/81+4-1 25 25 Apartament 45216  1,130,400.00      1,130,400.00    
Nevrus Xhevahir Elmas
15 Elsa Shaban Kurti 8581 1/81+6-1 27.3 27.3 Apartament 45216  1,234,396.80      1,234,396.80    
16 Ferdane Ismail Rapollari 8581 1/81 +1-1 25.5 25.5 Apartament 45216  1,153,008.00      1,153,008.00    
17 Leonidha Nevrus Bracellari 8581 1/81+1-3 67.7 67.7 Apartament 45216  3,061,123.20      3,061,123.20    
Liljana Fuat Bracellari
Totali i shpronësimit              10,566,979.20    12,437,605.05  23,004,584.25    
Shënime:
Çmimi për pasuritë “truall” është marrë sipas VKM-së nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.
Çmimi për pasuritë “apartament” është marrë nga mesatarja e shitblerjeve të 3 muajve të fundit nga ZVRPP-ja, me shkresën nr. 2135, datë 17.4.2018.
Informacioni për pasuritë e mësipërme është marrë nga ZVRPP Pogradec.