Publikuar më: 26/06/2024
VENDIM Nr. 305, datë 22.5.2024 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I SEGMENTIT RRUGOR DALJE ELBASAN–PËRRENJAS–QAFË-THANË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i segmentit rrugor dalje Elbasan–Përrenjas–Qafë-Thanë”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 3 223 464 (tre milionë e dyqind e njëzet e tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 3 223 464 (tre milionë e dyqind e njëzet e tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) lekësh, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Autoriteti Rrugor Shqiptar kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Librazhd, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për Autoritetin Rrugor Shqiptar, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për Autoritetin Rrugor Shqiptar, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Librazhd, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Elbasan dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE TË TË CILËVE SHPRONËSOHEN PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “PËR SHPRONËSIM PËR INTERES PUBLIK ‘ZGJERIMI I SEGMENTIT RRUGOR DALJE ELBASAN–PËRRENJAS–QAFË–THANË’”
Nr. rendor | Pronari | Të dhënat kadastrale
(sipas kartelës së pasurisë) |
Vlerësimet për shpronësim sipas llojit të pasurisë | Objekt | Vlera totale | Shënime
(D+E) kufizime hipotekore, barrë mbi pasurinë etj. |
||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Adresa e pasurisë | Rrethi | Zona kadastrale |
Nr. pasurie | Lloji i pasurisë | Sipërfaqja totale | ||||||||
Sip. (m2) | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lekë) | ||||||||||||||
1 | Ferit | Ramazan | Poka | Xibrakë | Elbasan | 3864 | 712 | Arë | 950 | 159 | 222 | 35,298 | 35,298.00 | Konfirmuar nga ASHK Elbasan. | ||
2 | Idriz | Kadri | Poka | Xibrakë | Elbasan | 3864 | 711 | Arë | 900 | 137 | 222 | 30,414 | 30,414.00 | Konfirmuar nga ASHK Elbasan. | ||
3 | Xhemal | Haki | Meçja | Xibrakë | Elbasan | 3864 | 710 | Arë | 800 | 50 | 222 | 11,100 | 11,100.00 | Konfirmuar nga ASHK Elbasan. | ||
4 | Sabri | Hajdar | Poka | Xibrakë | Elbasan | 3864 | 557 | Arë | 900 | 311 | 222 | 69,042 | 69,042.00 | Konfirmuar nga ASHK Elbasan. | ||
5 | Kristo | Hajdar | Poka | Xibrakë | Elbasan | 3864 | 556 | Arë | 825 | 326 | 222 | 72,372 | 72,372.00 | Konfirmuar nga ASHK Elbasan. | ||
6 | Hasan | Reshit | Poka | Xibrakë | Elbasan | 3864 | 554 | Arë | 2725 | 1720 | 222 | 381,840 | 381,840.00 | Konfirmuar nga ASHK Elbasan. | ||
7 | Feride | Idriz | Poka | Xibrakë | Elbasan | 3864 | 551 | Arë | 1425 | 855 | 222 | 189,810 | 189,810.00 | Konfirmuar nga ASHK Elbasan. | ||
Bukurije | Selim | Çota | ||||||||||||||
Manushaqe | Selim | Shkalla | ||||||||||||||
Lulzim | Selim | Poka | ||||||||||||||
Kadri | Selim | Poka | ||||||||||||||
Hasime | Selim | Rrumbullaku | ||||||||||||||
Xhemile | Selim | Alimeta | ||||||||||||||
Sherife | Selim | Koçi | ||||||||||||||
8 | Sherif | Xheladin | Poka | Xibrakë | Elbasan | 3864 | 549 | Arë | 2325 | 1645 | 222 | 365,190 | 365,190.00 | Konfirmuar nga ASHK Elbasan. | ||
9 | Adem | Hysen | Mjeshtri | Miraka | Librazhd | 2696 | 2236 | Arë | 683 | 114 | 174 | 19,836 | 19,836.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
10 | Sanije | Mjeshtri | Miraka | Librazhd | 2696 | 2235 | Arë | 1091 | 267 | 174 | 46,458 | 46,458.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd | |||
Bule | Rexhep | Doçi | ||||||||||||||
Ismete | Rexhep | Tola | ||||||||||||||
Hekuran | Rexhep | Mjeshtri | ||||||||||||||
Hajrie | Rexhep | Haliti | ||||||||||||||
11 | Mehmet | Osman | Terziu | Miraka | Librazhd | 2696 | 2189 | Arë | 750 | 128 | 174 | 22,272 | 22,272.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
12 | Ibrahim | Osman | Terziu | Miraka | Librazhd | 2696 | 2188 | Arë | 610 | 112 | 174 | 19,488 | 19,488.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
13 | Jaho | Osman | Terziu | Miraka | Librazhd | 2696 | 2174 | Arë | 1052 | 184 | 174 | 32,016 | 32,016.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
14 | Qamile | Ali | Terziu | Miraka | Librazhd | 2696 | 438 | Arë | 3628 | 938 | 174 | 163,212 | 163,212.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd . Pasuria nr. 438, me pronar Ibrahim Terziu, bllokohet për llogari të “Faf” sh.a., sipas kontratës nr .1655. | ||
Hajri | Ibrahim | Terziu | ||||||||||||||
Jetmir | Ibrahim | Terziu | ||||||||||||||
Hamit | Ibrahim | Terziu | ||||||||||||||
Erjon | Ibrahim | Terziu | ||||||||||||||
Xhevahire | Ibrahim | Cani | ||||||||||||||
15 | Shaban | Murati | Miraka | Librazhd | 2696 | 443 | Arë | 2130 | 2130 | 174 | 370,620 | 370,620.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | |||
Hyrije | Murati | |||||||||||||||
Aferdita | Murati | |||||||||||||||
Rrapush | Murati | |||||||||||||||
Gazmira | Murati | |||||||||||||||
16 | Arif | Sherif | Koçi | Miraka | Librazhd | 2696 | 448 | Arë | 1028 | 986 | 174 | 171,564 | 171,564.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
17 | Qemal | Idriz | Koçi | Miraka | Librazhd | 2696 | 451 | Arë | 920 | 793 | 174 | 137,982 | 137,982.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
18 | Hysen | Xhaferr | Mjeshtri | Miraka | Librazhd | 2696 | 455 | Arë | 982 | 114 | 174 | 19,836 | 19,836.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
19 | Syrja | Ibrahim | Terziu | Miraka | Librazhd | 2696 | 462 | Arë | 280 | 261 | 174 | 45,414 | 45,414.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
20 | Hamide | Fejzulla | Murati | Miraka | Librazhd | 2696 | 467 | Arë | 701 | 481 | 174 | 83,694 | 83,694.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
Qamile | Shefqet | Shkalla | ||||||||||||||
Gëzim | Murati | |||||||||||||||
Flerina | Kumarije | |||||||||||||||
Astrit | Murati | |||||||||||||||
Hysni | Murati | |||||||||||||||
21 | Ali | Rrapush | Murati | Miraka | Librazhd | 2696 | 470 | Arë | 371 | 275 | 174 | 47,850 | 47,850.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
22 | Ali | Rrapush | Murati | Miraka | Librazhd | 2696 | 471 | Arë | 438 | 293 | 174 | 50,982 | 50,982.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
23 | Abedin | Osman | Murati | Miraka | Librazhd | 2696 | 474 | Arë | 428 | 242 | 174 | 42,108 | 42,108.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
24 | Abedin | Osman | Murati | Miraka | Librazhd | 2696 | 475 | Arë | 396 | 257 | 174 | 44,718 | 44,718.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
25 | Sofije | Ramiz | Mjeshtri | Miraka | Librazhd | 2696 | 479 | Arë | 1127 | 641 | 174 | 111,534 | 111,534.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
26 | Abedin | Osman | Murati | Miraka | Librazhd | 2696 | 483 | Arë | 1794 | 970 | 174 | 168,780 | 168,780.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
27 | Aleko | Ibrahim | Mjeshtri | Miraka | Librazhd | 2696 | 487 | Arë | 1518 | 544 | 174 | 94,656 | 94,656.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
Bukurije | Ibrahim | Hoxha | ||||||||||||||
Manjola | Ibrahim | Shpata | ||||||||||||||
28 | Mustafa | Halil | Mjeshtri | Miraka | Librazhd | 2696 | 490 | Arë | 1797 | 1000 | 174 | 174,000 | 174,000.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
29 | Muhamet | Mustafa | Terziu | Miraka | Librazhd | 2696 | 2202/2 | Arë | 3954 | 181 | 174 | 31,494 | 31,494.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. Mbi këtë pasuri bie objekti me nr. 2202-n, vol. 11fq, në pronësi të B. Terziu etj. Sipas planimetrisë së shpronësimit objekti nuk preket nga gjurma e shpronësimit. | ||
30 | Besnik | Muhamet | Terziu | Miraka | Librazhd | 2696 | 2202/1 | Arë | 400 | 400 | 174 | 69,600 | 69,600.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
31 | Ramazan | Ismail | Terziu | Miraka | Librazhd | 2696 | 2207/1 | Arë | 1850 | 31 | 174 | 5,394 | 5,394.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
32 | Qamile | Ali | Terziu | Miraka | Librazhd | 2696 | 2204/1 | Arë | 540 | 515 | 174 | 89,610 | 89,610.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
Hajri | Ibrahim | Terziu | ||||||||||||||
Jetmir | Ibrahim | Terziu | ||||||||||||||
Hamit | Ibrahim | Terziu | ||||||||||||||
Erjon | Ibrahim | Terziu | ||||||||||||||
Xhevahire | Ibrahim | Cani | ||||||||||||||
33 | Xhemal | Ali | Terziu | Miraka | Librazhd | 2696 | 2076/3 | Truall | 100 | 22 | 240 | 5,280 | 5,280.00 | Konfirmuar nga ASHK Librazhd. | ||
Vlera totale | 3,223,464.00 |