Publikuar më: 09/06/2023
VENDIM Nr. 307, datë 24.5.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I RRUGËS ‘NEZIR MUZHAQI’, NË ZONËN KADASTRALE 8522”, BASHKIA ELBASAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë
22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë
private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i
Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që
preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrugës ‘Nezir Muzhaqi’, në zonën kadastrale 8522”,
Bashkia Elbasan.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Elbasan.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë
të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për
pasuritë e llojit “truall” dhe “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 179 630 (një milion e
njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e tridhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 179 630 (një milion e njëqind e shtatëdhjetë e
nëntë mijë e gjashtëqind e tridhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Elbasan.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga
buxheti i Bashkisë Elbasan.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i
përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij
vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin
justifikues për likuidim pranë Bashkisë Elbasan.
8. Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas
përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara
nga Bashkia Elbasan.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve
nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi
hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të
pronësisë, sipas këtij vendimi, për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Elbasan.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e
shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi
hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë, sipas këtij vendimi, për pasuritë e
shpronësuara në favor të Bashkisë Elbasan.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Elbasan, Agjencia Shtetërore
e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës
pranë Këshillit të Qarkut Elbasan dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN PËR PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT
“NDËRTIMI I RRUGËS ‘NEZIR MUZHAQI’ NË ZK 8522”, BASHKIA ELBASAN
Nr.
Pronari TË DHËNAT KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM
Shënime (D+E) (kufizime
hipotekore, barrë mbi pasurinë
etj.)
ARË TRUALL
Vlera totale (lek)
Emri Atësia Mbiemri Fshati
ose qyteti
Zona
kadastrale
Nr. i
pasurisë
Lloji i
pasurisë
Sipërfaqja
totale Arë (m2
)
Truall
(m2
)
Ndërtesë
(m2
)
Volumi Faqe Sipërfaqja
(m2
)
Çmimi
(lek/m2
)
Vlera (lek) Sipërfaqja
(m2
)
Çmimi
(lek/m2
)
Vlera (lek)
A B C Ç D E F G H I J K L M N O P Q R Y Z
1
Lindita Ibrahim Myzyri
Elbasan 8522 18/24 ARË 13200 13200 0 0 829 222 184,038.00 0 0 0 184,038 Konfirmuar nga ASHK-ja
Jonaid Abdyl Myzyri
Hatixhe Adem Zenelhoxha
Aida Adem Kacollja
Gazmend Adem Zenelhoxha
Sokol Kadri Myzyri
Irma Naim Haxhihyseni
Adile Naim Çelirama
Zvjetlana Ali Garunja
Haki Ali Kotherja
Ilirjan Ali Kotherja
2 Bashkim Ymer Disha Elbasan 8522 18/254 TRUALL 404.8 0 404.8 95.5 27 193 0 0 0 10.5 12,764 134,022 134,022
Konfirmuar nga ASHK-ja, godinë
banimi 1-katëshe, 95.5 m2
. Kjo
kartelë është e vlefshme për
shpronësim.
3 Tomorr Vasil Dedja Elbasan 8522 18/273 TRUALL 381 0 381 0 0 0 0 0 0 67,5 12,764 861,570 861,570
Konfirmuar nga ASHK-ja. Kjo
kartelë është e vlefshme p