Publikuar më: 23/06/2023
VENDIM Nr. 308, datë 24.5.2023 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 490, DATË 22.7.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR ‘BY PASS, PLEPA–KAVAJË–RROGOZHINË (LOTI 7, RRUGËT DYTËSORE)’”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë
22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private,
për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i
Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
I. Në vendimin nr. 490, datë 22.7.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
1. Në pikën 3, vlera “…173 753 243 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë e shtatëqind e pesëdhjetë
e tre mijë e dyqind e dyzet e tre) lekë…” zëvendësohet me “…173 930 574 (njëqind e shtatëdhjetë e
tre milionë e nëntëqind e tridhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë…”.
2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 173 930 574 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë e
nëntëqind e tridhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër) lekësh, përballohet, si më poshtë vijon:
a) 173 753 243 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre mijë e dyqind e
dyzet e tre) lekë nga buxheti i vitit 2014, zëri “Detyrimet e prapambetura” (detyrimet e
infrastrukturës);
b) 177 331 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e treqind e tridhjetë e një) lekë nga buxheti i
Autoritetit Rrugor Shqiptar.”.
3. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i
Autoritetit Rrugor Shqiptar.
4. Tabelës bashkëlidhur vendimit, i shtohet tabela, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
II. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës,
Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Drejtoria e
Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK, PËR REALIZIMIN E
PROJEKTIT “PËR NJË SHTESË DHE DISA NDRYSHIME NË VKM-në NR. 490, DATË 22.7.2014, ‘PËR
SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË
PRIVATE TË CILAT PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR ‘BY PASS
PLEPA–KAVAJË–RROGOZHINË (LOTI 7, RRUGËT DYTËSORE)’”
Nr
.
Pronari Të dhënat kadastrale (sipas kartelës së pasurisë) Të dhënat për shpronësim
Adresa
Emri Atësia Mbiemri Z.K. Nr. i pasurisë Lloji i
pasurisë
Sip.totale
(m2
)
Sip. e
shpronësimi
t (m2
)
Çmimi
(lek/m2
)
Vlera
totale
(lek)
Shënime
96 MYRIBA N
ABDYL PERPAL I
8552 12/308 arë 420 420 329 138,180.0 0
Konfirmua
r nga
ASHK-ja
pjesë
autostrade
BASHKIA
KAVAJË
97
LINDITA MYSLI M
SHTINI
8552 18/469 arë 140 119 329 39,151.00
Konfirmua
r nga
ASHK-ja
kalon
autostrada
dhe rruga
dytësore
BASHKIA
KAVAJË ARLIND ASTRIT SHTINI
VLERA TOTALE 560 539 177,331.0 0