Publikuar më: 09/06/2023
VENDIM Nr. 309, datë 24.5.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIGJENERIMI URBAN I ZONËS AFËR GJIMNAZIT NË RRUGËN E DËSHMORËVE, ÇOROVODË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë
22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private,
për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i
Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që
preket nga realizimi i projektit “Rigjenerimi urban i zonës afër gjimnazit në Rrugën e Dëshmorëve,
Çorovodë”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Skrapar.
3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të
plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e
llojit “njësi”, me një vlerë të përgjithshme prej 643 857 (gjashtëqind e dyzet e tre mijë e tetëqind e
pesëdhjetë e shtatë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 643 857 (gjashtëqind e dyzet e tre mijë e tetëqind e
pesëdhjetë e shtatë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Skrapar.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga
buxheti i Bashkisë Skrapar.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i
përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij
vendimi, kompensohet për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për
likuidim pranë Bashkisë Skrapar.
8. Bashkia Skrapar kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve
të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga
Bashkia Skrapar.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Skrapar, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data
e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale,
sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të
Bashkisë Skrapar për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Skrapar, pezullon të gjitha transaksionet me
pasurinë e shpronësuar, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit
mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Skrapar për
pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Skrapar, Agjencia Shtetërore e
Kadastrës, Zyra Vendore Skrapar dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE E TË CILËVE
SHPRONËSOHEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT PËR INTERES PUBLIK, “RIGJENERIMI URBAN I
ZONËS AFËR GJIMNAZIT NË RRUGËN E DËSHMORËVE, ÇOROVODË”
Nr
.
PRONARI TË DHËNAT KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË)
TË DHËNAT PËR
SHPRONËSIM
VLERA
TOTAL
E (lek)
SHËNIM
E
NDËRTESË
Emr
i
Atësia Mbiem
ri
Fshati ose qyteti
Zona kadastrale
Numri i pasurisë
Lloji i pasurisë
Sipërfaqja totale
Ndërtesë (m2
)
Volumi
Faqe
Sipërfaqja (m2
)
Çmimi (lekë/m2
)
Vlera (lek)
1
Batja
r
Ibrahi
m
Laze Çorovodë 1420 11/51 Njësi 18 18 9 37 18 35,770.0
0
643,857.
00
643,857.0
0
Konfirmua
r nga
ASHK-ja
Vlera totale
643,857.