Publikuar më: 23/06/2023

VENDIM Nr. 333, datë 31.5.2023 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 534, DATË 22.9.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘NDËRTIM RRUGA PORTO-ROMANO–DURRËS, LOTI 3’”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë
22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë
private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe të
ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në vendimin nr. 534, datë 22.9.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
a) në pikat 3 dhe 4, vlera “… 27 694 048 (njëzet e shtatë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e
katër mijë e dyzet e tetë) lekë …” zëvendësohet me “… 30 349 958 (tridhjetë milionë e treqind e
dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tetë) lekë …”;
b) në tabelën, që i bashkëlidhen vendimit, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
i. të dhënat e nënndarjeve me numrat rendorë 8, 28 dhe 30, që i përkasin, përkatësisht,
pasurive nr. 6/13, nr. 3/1 dhe nr. 2/221, zona kadastrale 8517, si dhe nënndarja “Shuma totale”,
zëvendësohen me të dhënat e pasqyruara në seksionin A, të tabelës që i bashkëlidhet këtij
vendimi;
ii. përmbajtja e nënndarjes me numrin rendor 27, që i përket pasurisë me nr. 5/4, zona
kadastrale 8517, shfuqizohet;
iii. pas nënndarjes me numër rendor 62 shtohen nënndarjet me numrat rendorë 63, 64, 65, 66,
67, 68, 69, 70 dhe 71, që i përkasin, përkatësisht, pasurive nr. 5/8, nr. 3/6, nr. 3/5, nr. 3/15, nr.
3/3, nr. 3/7, nr. 3/13, nr. 3/12 dhe nr. 2/220, sipas të dhënave të pasqyruara në seksionin B, të
tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga
Autoriteti Rrugor Shqiptar.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe
Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore
e Kadastrës dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut
Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
SEKSIONI A
Nr.
Pronari
Lloji i pasurisë Sipërfaqe
shpronësimi
Çmimi
lekë/(m2
)
Vlera (lekë) Shënime
Emri Atësia Mbiemri Zona Numri i Sip.
kadastrale pasurisë totale
8 Vivjana Luca 8517 6/13 4000 Arë 1017 420 427,140.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
28 Çezarina Çezar Larushi 8517 3/1 4000 Arë 143 420 60,060.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
30 Aldoch Farma sh.p.k. 8517 2/221 5000 Truall 821 3119 2,560,699.00
Konfirmuar nga ASHK-ja
Vihet në favor të Credins
Bank
Shuma totale 30 349 958
SEKSIONI B
Nr.
Pronari
Lloji i pasurisë Sipërfaqe
shpronësimi
Çmimi
lekë/(m2
)
Vlera (lekë) Shënime
Emri Atësia Mbiemri Zona Numri i Sip.
2
kadastrale pasurisë totale
63 Merita Ramadan Doçi 8517 5/8 8000 Arë 6907 420 2,900,940.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
64
Hene Xhani
8517 3/6 24000 Arë 7469 420 3,136,980.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
Etleva Aliaj
Majlinda Xhani
Altin Xhani
Kastriot Xhan
65 Suzana Abdyl Gjuzi 8517 3/5 8000 Arë 1633 420 685,860.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
66 Bajram Alla 8517 3/15 14000 Arë 2783 420 1,168,860.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
67 Hatixhe Besim Papa 8517 3/3 4000 Arë 875 420 367,500.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
68 Komuniteti Mysliman Shqiptar 8517 3/7 200 Arë 20 420 8,400.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
69 Dashnor Xhamuça 8517 3/13 3000 Arë 947 420 397,740.00
Konfirmuar nga ASHK-ja
Vihet në hipotekë në
favor të Bankës Popullore
2008. Hiqen nga hipoteka
në vitin 2008
70 Dashnor Xhamuça 8517 3/12 5530 Arë 918 420 385,560.00
Konfirmuar nga ASHK-ja
Vihet në hipotekë në
favor të Bankës Popullore
2008. Hiqen nga hipoteka
në vitin 2009
71 Aldoch Farma sh.p.k. 8517 2/220 1600 Truall 30 3119 93,570.00
Konfirmuar nga ASHK-ja
Në favor të Bankës
Credins në vitet
2014–2019