Publikuar më: 27/06/2022
VENDIM Nr. 361, datë 26.5.2022 PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “SISTEMIM-ASFALTIM I RRUGËS ‘FUAT TOPTANI’”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Sistemim-asfaltim i rrugës ‘Fuat Toptani’”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 65 798 622 (gjashtëdhjetë e pesë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e njëzet e dy) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit është 65 798 622 (gjashtëdhjetë e pesë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e njëzet e dy) lekë dhe përballohet nga Bashkia Tiranë.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Tiranë.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tiranë.
- Bashkia Tiranë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, pasqyron në kartelat e pasurive të paluajtshme informacionin për miratimin e shpronësimit për interes publik të pasurive, pronë private, të cilat preken nga realizimi i projektit. Regjistrimi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Tiranë të kryhet pas aplikimit nga bashkia për shërbimin përkatës.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimi i kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasuritë e shpronësuara.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA PËRFUNDIMTARE | ||||||||||||||||
E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK NGA PROJEKTI “SISTEMIMI DHE ASFALTIMI I RRUGËS ‘FUAT TOPTANI’” | ||||||||||||||||
Nr. | Pronari | Të dhëna hipotekore | Vlerësimet për shpronësim | Shënime (kufizime hipotekore barrë mbi pasurinë etj.) | ||||||||||||
Truall | Vlera totale (lekë) | |||||||||||||||
Emër | Atësia | Mbiemër | Qyteti | Z. kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sip. totale truall (m²) | Truall (m2) | Vol. | Faqe | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lekë/m²) | Vlera (lekë) | |||
A | B | C | D | E | F | G | H | I | J | K | L | M | N | O | P | Q |
1 | Ylli | Zylyftar | Bylo | Tiranë | 8190 | 13/1030 | Truall | 1135 | 1135 | 45 | 142 | 51 | 33755 | 1,721,505 | 1,721,505 | Përshkrimi i veçantë: pasuria shpronësohet për sipërfaqen 65.2 m2 me VKM-në nr. 230, datë 21.3.2017, ref. 8010; D-mbi këtë truall pozicionohet ndërtesa me nr. pas. 13/191-nd., vol. 40 f.. 84 z.k. 8190; E- kufizohet kryerja e veprimeve me pasurinë në zgjidhjen e problematikës së krijuar; të moskryhet asnjë veprim me pasurinë masë sigurie padie në origjinë të pasurisë. |
2 | Bashkëpronarët | Bajrami, Berami, Guri, Hasa, Cingo, Musta, Dapi, Kora, Vako, Nelku, Elmazi, Haruni | Tiranë | 8190 | 13/1031 | Truall | 296 | 296 | 45 | 143 | 19 | 33755 | 641,345 | 641,345 | Përshkrim i veçantë – pasuria shpronësohet për sipërfaqen 65.2 m2 me VKM-në nr. 230, datë 21.3.2017, ref. 8010; mbi këtë truall pozicionohet ndërtesa 13/191-nd. Ka pesë ndërtime pa leje. Regjistrohet kontrata e shitjes me kusht për pjesët takuese të Besnik Bajramit, Ramazan Bajramit, Majlinda Bajramit, Irma Hadros, Altin Bajramit | |
3 | Bashkëpronarët | Bajrami, Berami, Guri, Hasa, Cingo, Musta, Dapi, Kora, Vako, Nelku, Elmazi, Haruni | Tiranë | 8190 | 13/185 | Truall | 1938 | 1938 | 4 | 226 | 66 | 33755 | 2,227,830 | 2,227,830 | Vendoset masa sekuestro konservative nga përmbarues Euglent Osmanaj. Regjistrohet kontrata e shitjes me kusht për pjesët takuese të Besnik Bajramit, Ramazan Bajramit, Majlinda Bajramit, Irma Hadro, Altin Bajrami. | |
4 | Bashkëpronarët | Bajrami, Berami, Guri, Hasa, Cingo, Musta, Dapi, Kora, Vako, Nelku, Elmazi, Haruni | Tiranë | 8190 | 13/186 | Truall | 1938 | 1938 | 35 | 33755 | 1,181,425 | 1,181,425 | Kjo pasuri është okupuar regjistrohet kontrata e shitjes me kusht për pjesët takuese të Besnik Bajramit, Ramazan Bajramit, Majlinda Bajramit, Irma Hadro, Altin Bajrami. | |||
5 | Gentian | Dhimitraq | Milo | Tiranë | 8190 | 13/189 | Truall | 365 | 365 | 4 | 230 | 46 | 33755 | 1,552,730 | 1,552,730 | Përshkrimi i veçantë: l. Leg. nr. 91796, datë 3.6.2016; VKM-ja e shpronësimit nr. 230, datë 21.3.2017, godinë banimi 2-katëshe + 1 kat nëntokë; sip. e katit përdhe 103.9 m2, sip. e verandës + shkallëve 18.7 m2; sip. e katit të parë 152.4 m2, sip. e bodrumit 60.1 m2, kufizohen veprimet, vendim gjykate për sigurim padie. |
6 | Behar, Robert | Maili, Feto | Tiranë | 8190 | 13/455 | Truall | 3680 | 3680 | 8 | 249 | 48 | 0 | – | – | Ka një ndërtim të paligjshëm. Bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë, Kolegji Civil nr. 1177 datë 16.10.2009, përcjellë në ZVRPP Tiranë me dosjen përmbarimore nr. 3799 prot., datë 8.3.2010, është vendosur “anulimi i pjesshëm i VKKKP-së nr. 410/1995, dhe njohja trashëgimtar në sip. 2500 m2, të trashëgimtarëve të Ali Beramit, sipas pjesëve që i vijnë nga trashëgimia. Në këto kushte të jepet pëlqimi me deklaratë noteriale nga të gjithë bashkëpronarët për transaksionet e kryera ose pasojat të rregullohen me vendim gjykate. Bllokohet pasuria në favor të shoq. “Girona” sh.p.k.; menaxhuar me leje ndërtimi. | |
7 | Bashkëpronarët | Bajrami, Berami, Guri, Hasa, Cingo, Musta, Dapi, Kora, Vako, Nelku, Elmazi, Haruni | Tiranë | 8190 | 13/856 | Truall | 9667 | 9667 | 34 | 117 | 44 | 33755 | 1,485,220 | 1,485,220 | Regjistrohet kontrata e shitjes me kusht për pjesët takuese të Besnik Bajramit, Ramazan Bajramit, Majlinda Bajramit, Irma Hadros, Altin Bajramit. | |
8 | Fatmir | Han | Peposhi | Tiranë | 8190 | 8/1101 | Truall | 375 | 375 | 42 | 244 | 13 | 33755 | 438,815 | 438,815 | Përshkrim i veçantë – leje legalizimi nr. 124643, datë 20.8.2019, objekt banimi 2-katëshe, sip. e katit përdhe 107.6 m2, sip. e katit të parë 96 m2. |
9 | Petrit | Fadil | Tresa | Tiranë | 8190 | 8/1084 | Truall | 500 | 500 | 40 | 126 | 15 | 33755 | 506,325 | 506,325 | |
10 | Ilir | Sali | Bezati | Tiranë | 8190 | 8/819 | Truall | 338 | 338 | 24 | 98 | 16 | 33755 | 540,080 | 540,080 | Përshkrimi i veçantë: l. Leg. nr. 2624606, datë 14.12.2017, godinë banimi 3-katëshe; sip. e katit përdhe 128.0 m2; sip. e kati të parë 1.2 m2; sip. e verandës 11.7 m2; |
11 | Mahmut | Dervish | Abazi | Tiranë | 8190 | 15/845 | Truall | 947 | 947 | 35 | 111 | 151 | 33755 | 5,097,005 | 5,097,005 | Përshkrimi i veçantë: l. Leg nr. 126568, datë 27.7.2020, godinë banimi 2-katëshe +1 kat nëntokë, sip. e katit nëntokë 108.6 m2; sip. e katit përdhe 111.1 m2, verandë + shkallë 22.1 m2, sip e katit të parë 102.8 m2, verandë 24.2 m2 |
12 | Osman | Abazi | Tiranë | 8190 | 15/801 | Truall | 725 | 725 | 32 | 63 | 245 | 33755 | 8,269,975 | 8,269,975 | ||
13 | Bashkëpronarët | Abazi, Çullhaj, Derja, Balla, Mumajesi, Hoxha, Raufi. | Tiranë | 8190 | 15/424 | Truall | 715 | 715 | 42 | 228 | 246 | 33755 | 8,303,730 | 8,303,730 | Mbi këtë truall ndodhet ndërtesa 8/858-nd. vol. 35, f. 212, Halim Biba. Ndërtesa 8/857-nd., z.k. 8190, në pronësi të Petrit Bibës. Ka 5 ndërtime të paligjshme. | |
14 | Shefqet | Maliq | Abazi | Tiranë | 8190 | 15/401 | Truall | 98 | 98 | 11 | 105 | 98 | 33755 | 3,318,117 | 3,318,117 | D- e vlefshme për shpronësim pranë institucionit përkatës sipas planit të rilevimit ortofoto është rrugë. |
15 | Bajram | Col | Gelaj | Tiranë | 8190 | 15/400 | Truall | 400 | 400 | 11 | 104 | 18 | 33755 | 607,590 | 607,590 | Mbi këtë pasuri ka një ndërtim pa leje. |
16 | Reshat | Dervish | Abazi | Tiranë | 8190 | 15/393 | Truall | 1281 | 1281 | 10 | 213 | 256 | 33755 | 8,641,280 | 8,641,280 | K. shitje. |
17 | Bashkëpronarët | Taip Maliq Abazi; Enver Maliq Abazi; Bardhyl Abazi; Hatixhe Balla; Haxhire Bakalli; Haziz Abazi; Kaje Mumajesi; Kumeri Balla; Muharrem Abazi; Musa Abazi; Osman Abazi; Razije Raufi; Refik Abazi; Sheqere Abazi; Sherife Abazi; Veli Abazi; Xharije Abazi; Xhemile Abazi; Shefqet Maliq Abazi; Afmet Maliq Abazi; Pashe Maliq Picori; Fiqirete Maliq Varosi; Pasha Ramazan Derja; Mereme Pasha Bardhi; Hasan Pasha Derja; Ismail Pasha Derja; Selim Pasha Derja; Hanke Pasha Bardhi; Flutura Pasha Haxhiu | Tiranë | 8190 | 15/381 | Truall | 280 | 280 | 10 | 143 | 144 | 33755 | 4,860,720 | 4,860,720 | Ka tri ndërtime të paligjshme. | |
18 | Veli | Abazi | Tiranë | 8190 | 15/380 | Truall | 1300 | 1300 | 10 | 142 | 256 | 33755 | 8,641,280 | 8,641,280 | Përshkrim i veçantë: – leje leg. nr. 127411, datë 17.1.2021, godinë banimi 3-katëshe, sip. e katit përdhe 123 m2; sip. e katit të parë 125.9 m2 ( verandë 20 m2); sip. e katit të dytë 125.9 (verandë 20 m2). | |
19 | Petrit | Bardhok | Lleshi | Tiranë | 8190 | 15/365 | Truall | 400 | 400 | 10 | 40 | 145 | 33755 | 4,894,475 | 4,894,475 | D- rivlerësohet pasuria për shumën 13502000 lekë, E- ka tri ndërtime të paligjshme. |
20 | Seit | Ismail | Tresa | Tiranë | 8190 | 15/339 | Truall | 708 | 708 | 10 | 10 | 20 | 33755 | 675,100 | 675,100 | Leje legalizimi nr. 125035, datë 31.1.2020 godinë banimi 3-katëshe + papafingo sip. e katit përdhe 119.1 m2, sip. e katit të parë 119.1 m2, (verandë + shkallë 23.3 m2), sip. e katit të dytë 115.1 m2 (verandë + shkallë 52.9 m2), sip. e papafingos 83.4 m2 (verandë 76 m2); mbi këtë truall pozicionohet pjesërisht nd. me nr. 8/857-nd. z.k. 8190 në pronësi të Petrit Biba. Ka dy ndërtime të paligjshme. |
21 | Bashkëpronarët | Mevlude Zaim Parllaku; Alban Bajram Parllaku; Dritan Bajram Parllaku; Gëzim Bajram Parllaku; Mimoza Bajram Krasniqi | Tiranë | 8190 | 15/272 | Truall | 400 | 400 | 7 | 224 | 20 | 33755 | 675,100 | 675,100 | Ka një ndërtim të paligjshëm. | |
22 | Altin | Dalip | Hysa | Tiranë | 8190 | 15/267 | Tuall | 300 | 300 | 6 | 99 | 45 | 33755 | 1,518,975 | 1,518,975 | K. shitje. |
Shuma | 65,798,622 | 65,798,622 | ||||||||||||||
Shënime. | ||||||||||||||||
1. Për tokën truall, çmimi i llogaritur është marrë nga VKM-ja nr. 89, datë 3.2.2016. | ||||||||||||||||
2. Llogaritjet paraprake të pasurive të kësaj liste, janë bazuar në të dhënat e marra nga konfirmimi i Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tirana Jug nr. prot. 5365/1, datë 8.7.2021. | ||||||||||||||||
3. Për llojin e pasurisë trotuar, rrugë, shesh në pronësi të shtetit janë konfirmuar me shkresën nr. prot. 2389/1, datë 4.7.2019 dhe janë hequr nga tabela e llogaritjeve paraprake sipas shkresës së MIE-së me nr. prot. 8406/1, datë 30.12.2019. | ||||||||||||||||