Publikuar më: 29/01/2024

VENDIM Nr. 37, datë 24.1.2024 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “SISTEMIM – ASFALTIM I SEGMENTIT RRUGOR ‘TAULLA SINANI’–‘ESMA DERVISHI’ NË LAGJEN ‘XHEVDET NEPRAVISHTA’, LUSHNJË”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Sistemim – asfaltim i segmentit rrugor ‘Taulla Sinani’–‘Esma Dervishi’ në lagjen ‘Xhevdet Nepravishta’, Lushnjë”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Lushnjë.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 785 986.50 (shtatëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë pesëdhjetë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 785 986.50 (shtatëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë pesëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Lushnjë.
  8. Bashkia Lushnjë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Lushnjë.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Lushnjë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Lushnjë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Lushnjë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË TË CILËVE SHPRONËSOHEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT PËR SHPRONËSIM PËR INTERES PUBLIK “SISTEMIM ASFALTIM I SEGMENTIT RRUGOR ‘TAULLA SINANI’–‘ESMA DERVISHI’ NË LAGJEN ‘XHEVDET NEPRAVISHTA’ LUSHNJË”

 

NR. PRONARI TË DHËNA KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË)
TRUALL NDËRTESË VLERA TOTALE (lek) SHËNIME (Kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.)
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose Qyteti Z. Kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja Totale Arë (m2) Truall (m2) Ndërtesë (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lekë) Sipërfaqja (m2) Çmimi (lekë/m2) Vlera (lek)
1 VERGJIL HATIXHE AVNI ISUF SINANI SINANI LUSHNJE 8571 26/110 TRUALL 270 0 270 138 26 191 13.0 9709 126217 0.0 0 0 126217 Sek. E: Godinë banimi 3-katëshe, sip. e  kateve: kati përdhes 138 m2, kati I 191 m2, kati II 145 m2. Ndërtesa nuk preket, konfirmuar me shkresa nr. 8464/1 prot., datë 17.10.2023
2 SHPRESA ALKETA KELMEND MUSTAFA XHEMAL XHEMAL SINANI SINANI SINANI LUSHNJE 8571 26/107 TRUALL 1412 0 1412 84 25.0 9709 242725 0.0 0 242725 Sek. E: Vendim KK pronave (banesë 1- katësh). Ndërtesa nuk preket ,konfirmuar me shkresa nr. 8464/1 prot., datë 17.10.2023
3 FATOS LULJETA HASAN RIZA SHEHU SHEHU LUSHNJE 8571 26/4 TRUALL 144 0 144 48 27 84 7.8 9709 75730 0.0 0 0 75,730.20 Sek. E: Leje legalizimi nr. 39999, datë 25.1.2017, godinë banimi i katit. I, sip. ndërtimi 48 m2, sip. parcelë 144 m2. Ndërtesa nuk preket, konfirmuar me shkresa nr. 8464/1, prot., datë 17.10.2023
4 PETRO

VALI

REXHEP RAMAZAN SINJARI SINJARI LUSHNJE 8571 26/234 TRUALL 337 0 337 169 20.7 9709 200976 0.0 0 0 200976 Sek. E: Godinë banimi 3-katëshe, sip. e katit përdhes ekonomik 169 m2, sip. kati I banim 194 m2, sip. katit II banim 169 m2. Ndërtesa nuk preket, konfirmuar me shkresa nr. 8464/1, prot., datë 17.10.2023
5 HIQMET QEMAL PASHO PASHO META META LUSHNJE 8571 26/150 NDËRTESË 66 0 0 66 0 0 0.0 0 0 8.7 0 140338 140338 Konfirmuar nga ASHK-ja
VLERA TOTALE 645649 140338 785986.50