Publikuar më: 03/07/2023
VENDIM Nr. 384, datë 29.6.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGËS SË ISH-REPARTIT USHTARAK PËR NË AEROPORTIN E RINASIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i rrugës së ish-repartit ushtarak për në Aeroportin e Rinasit”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 477 120 (katërqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e njëzet) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 477 120 ( katërqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e njëzet) lekësh, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Autoriteti Rrugor Shqiptar kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kamzë – Vorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kamzë – Vorë, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
LISTA EMËRORE E PRONARIT, PASURIA E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE E TË CILIT SHPRONËSOHET, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGËS SË ISH-REPARTIT USHTARAK PËR NË AEROPORTIN E RINASIT”
Nr. | Emri | Atësia | Mbiemri | Zona kadastrale | Numri i pasurisë | Sip. totale m2 | Lloji i pasurisë | TOKE ARË | VLERA TOTALE (LEK) | ADRESA | SHËNIME | |||
Sip. e shpronësuar | Çmimi (lek/m2) | Vlera
lek |
||||||||||||
1 | Skënder | Sinan | Kulli | 1669 | 42/69 | 3150 | Are | 1065 | 448 | 477120 | 477,120.00 | Tiranë (Fushë-Prezë) | Konfirmuar nga ASHK-ja Në favor të BKT-së. Kontratë hipotekare nr. 1925/1016, datë 26.12.2018 | |
Vlera totale | 1065 | 448 | 477120 | 477,120.00 |