Publikuar më: 27/06/2022

VENDIM Nr. 397, datë 9.6.2022

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

 

PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “NDËRTIMI I SEGMENTIT TË KRYQËZIMIT ISH-KOMBINATI ‘JOSIF PASHKO’ – ISH-UZINA ‘DINAMO E RE’”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Ndërtimi i segmentit të kryqëzimit ish-kombinati ‘Josif Pashko’ – ish-uzina ‘Dinamo e Re’”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
  3. Pronarët e pasurive, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 3 524 632.80 (tre milionë e pesëqind e njëzet e katër mijë e gjashtëqind e tridhjetë e dy pikë tetëdhjetë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 3 524 632.80 (tre milionë e pesëqind e njëzet e katër mijë e gjashtëqind e tridhjetë e dy pikë tetëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
  5. Vlera e shpenzimeve të procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive, pronë private, të pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin për likuidim, certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë si dhe hartën kadastrale, pranë Bashkisë Tiranë.
  8. Bashkia Tiranë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Tiranë.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimi i kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasuritë e shpronësuara.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

LISTA E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK NGA PROJEKTI “NDËRTIMI I SEGMENTIT TË KRYQËZIMIT ISH-KOMBINATI ‘JOSIF PASHKO’ – ISH UZINA ‘DINAMO E RE’

 

Nr. PRONARI TË DHËNA HIPOTEKARE VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM SHËNIME (Kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë)
“TRUALL” “NDËRTESË” VLERA TOTALE (lek)
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose Qyteti Z. Kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale Truall (m2) Ndërtesë (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2) Çmimi (lekë/m2) Vlera (lekë) Sipërfaqja (m2) Çmimi (lekë/m2) Vlera (lekë)
1 Qazim Dajlan Shaqia Tiranë 8330 1/451 Truall 127.5 127.5 63 15 220 54.6 34068 1,860,112.8 0 0 1,860,112.8  
2 Muhamet Rexhep Cenaliu Tiranë 8330 1/170-ND Ndërtesë 56.9 0 56.9 19 47 0 0 20 83226 1,664,520.0 1,664,520.0 Në seksionin “D” ka shënimin “Bllokohet prona, në favor të Fondit për shumën 300000 lekë k. Hip .2611/1417, datë 25.9.2014 not. M. Yefi”. Në seksionin “C” ka shënimin “Shteti është pronar i truallit 1/170 V. 24 f. 233, mbi të cilin ndodhet ndërtesa 1/170-ND”. VO: Në lidhje me funksionin e ndërtesës bazohemi në faktin që me shkresën nr. prot. 33851/1, datë 12.10.2018. ZVRPP Tiranë ka sjell vendim gjykatë ku gjejmë funksionin e ndërtesës që është banesë.
  Total                   54.6   1,860,112.8 20   1,664,520.0 3,524,632.8  
1. Për truallin, çmimi i llogaritur është marrë nga VKM-ja nr. 89, datë 3.2.2016.
2. Pasuritë e prekura nga projekti, konfirmohen nga ASHK, Drejtoria Vendore Tirana Veri, me shkresën nr. prot. 8080/2, datë 21.10.2021, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë, me shkresën nr. prot. 23722/5, datë 22.10.2021.
  3. Për objektet me funksion banimi, çmimi për llogaritje është marrë çmimi mesatar i llogaritur bazuar në kontratat e shitblerjeve për objekt banimi vënë në dispozicionin tonë me shkresën nr. prot. 8080/2, datë 21.10.2021, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë, me shkresën nr. prot. 23722/5, datë 22.10.2021.