Publikuar më: 27/07/2023

VENDIM Nr. 428, datë 19.7.2023

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE
TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I
PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION I RRUGËS EKZISTUESE VLORË–ORIKUM
DHE DY BY-PASS-eve NË RADHIMË, VLORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 17, pika 4, 20 e 21, të ligjit nr.
8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë,
pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe
ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që
preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i rrugës ekzistuese Vlorë–Orikum dhe dy by-passeve, në Radhimë, Vlorë”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Vlorë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë
të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për
pasuritë e llojit “arë”, “truall”, “pemishte” dhe “ullishte”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi
prej 202 682 342.35 (dyqind e dy milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e dy mijë e treqind e dyzet e
dy pikë tridhjetë e pesë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 202 682 342.35 (dyqind e dy milionë e
gjashtëqind e tetëdhjetë e dy mijë e treqind e dyzet e dy pikë tridhjetë e pesë) lekësh, përballohet
nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga
Bashkia Vlorë.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i
përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet
këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin
justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të
shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara
nga Bashkia Vlorë.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga
data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën
kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë
në favor të Bashkisë Vlorë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, pezullon të gjitha transaksionet
me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së
projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Vlorë
për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Vlorë, Agjencia Shtetërore e
Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e
Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë për zbatimin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK NGA REALIZIMI I PROJEKTIT
“RIKONSTRUKSION I RRUGËS EKZISTUESE VLORË–ORIKUM DHE DY BY-PASS-eve NË RADHIMË, VLORË”
Nr.
rendor Zona
TË DHËNAT E
PRONARIT TË DHËNAT KADASTRALE TË DHËNAT E SHPRONËSIMIT ADRESA
Shënime
Emër/Atësi/Mbiemër Zona
kadastrale Nr. i pasurisë Sipërfaqja totale e
parcelës (m2
)
Zëri kadastral
Siperfaqe
Shpronësim
(m2
)
Çmimi në
lek (m2
)
Vlera Totale e
Tokës në lekë Vlera Totale Bashkia Fshati
1 BP-1 Agim Hodo Begotaraj
Anila Halo Begotaraj 3140 384/4/1 3470 truall 1392 12862.26 17,904,265.92 17,904,265.92 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
2 BP-1 Avdi Sefer Bego 3140 390/2/1 3140 pemëtore 920 12862.26 11,833,279.20 11,833,279.20 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
3 BP-1 Avdi Sefer Bego 3140 391/6/1 4140 pemëtore 138 12862.26 1,774,991.88 1,774,991.88 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
4 BP-1 Çerçiz Bego 3140 391/4 4321 pemëtore 483.5 12862.26 6,218,902.71 6,218,902.71 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
5 BP-1 Tare Bego 3140 391/2 6000 pemëtore 451 12862.26 5,800,879.26 5,800,879.26 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
6 BP-1 Roland Begotaraj 3140 391/1/1 3000 pemëtore 640 12862.26 8,231,846.40 8,231,846.40 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
7 BP-1 Hader Azem Selmanaj 3140 407/5 16700 pemëtore 1818.3 12862.26 23,387,447.36 23,387,447.36 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
8 BP-1 Hader Azem Selmanaj 3140 408 20000 pemëtore 973.8 12862.26 12,525,268.79 12,525,268.79 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
9 BP-1 Azem Selmanaj 3140 410 3000 ullishte 1216.4 12862.26 15,645,653.06 15,645,653.06 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
10 BP-1 Selam Bego 3140 417/2 5410 pemëtore 973.7 12862.26 12,523,982.56 12,523,982.56 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
11 BP-1 Xhemal Begotaraj 3140 417/3 2182 pemëtore 60.6 12862.26 779,452.96 779,452.96 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
12 BP-1 Klodian Tragaj 3140 419/10 975 pemëtore 147 12862.26 1,890,752.22 1,890,752.22 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
13 BP-1 Shefqet Havari 3140 419/11 365 pemëtore 161.1281 12862.26 2,072,471.52 2,072,471.52 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
14 Bp-2
Lala Nikaj
Jonilda Nikaj
Bardhyl Nikaj
Lefter Nikaj
Syri Nikaj
Tane Nikaj
Sokrat Nikaj
3140 142 1000 ullishte 182 11,576.03 2,106,837.46 2,106,837.46 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
15 BP-2 Avdi Nika 3140 145 5000 pemëtore 1455 11,576.03 16,843,123.65 16,843,123.65 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
16 Bp-2 Fadil Nika 3140 149/1 1000 pemëtore 192.7 11,576.03 2,230,700.98 2,230,700.98 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
17 Bp-2 Avdi Nika 3140 149/3 5000 pemëtore 1359.1096 11,576.03 15,733,093.50 15,733,093.50 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
18 Bp-2 Karafil Mjalti 3140 149/9 2670 pemëtore 12.16 11,576.03 140,764.52 140,764.52 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
19 Bp-2 Artjan Shehaj 3140 160/8/2 1000 arë 429.8 11,576.03 4,975,377.69 4,975,377.69 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
20 Bp-2 Alim Rokaj
Dritan Banush Serjanaj 3140 160/9 2600 arë 580.7 11,576.03 6,722,200.62 6,722,200.62 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
21 Bp-2 Murat Hasanaj 3140 211/3 5100 pemëtore 1596 11,576.03 18,475,343.88 18,475,343.88 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
22 Bp-2 Mjaftime Halil Xhelilaj 3140 2/1/1 1180 pemëtore 279.3 11,576.03 3,233,185.18 3,233,185.18 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
23 Bp-2 Rabie Halil Lika
Adeline Habil Jazoj 3140 2/1/3 2100 pemëtore 696.8 11,576.03 8,066,177.70 8,066,177.70 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
24 Bp-2
Fitim Tefa
Sazan Laze Tefa
Leonard Tefa
Pellumb Tefa
3140 505/1 5000 arë 304.88 11,576.03 3,529,300.03 3,529,300.03 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
25 Bp-2
Artan Servet Danaj,
Petro Sokrat Dani,
Arjan Sevet Danaj,
Astrit Serveët Dani,
Shpetim Servet
Xhaferraj,
Edi Pajtim Dani,
Sonila Pajtim Danaj
3140 211/9 60 pemëtore 3.2 11,576.03 37,043.30 37,043.30 Vlorë Radhimë Konfirmuar nga ASHK-ja
Vlera totale 202,682,342.35 202,682,342.35