Publikuar më: 24/07/2024

VENDIM Nr. 454, datë 10.7.2024 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I KOPSHTIT NR. 37”, BASHKIA TIRANË

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të  ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kopshtit nr. 37”, Bashkia Tiranë.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
  3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 25 247 313 (njëzet e pesë milionë e dyqind e dyzet e shtatë mijë e treqind e trembëdhjetë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 25 247 313 (njëzet e pesë milionë e dyqind e dyzet e shtatë mijë e treqind e trembëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tiranë.
  8. Bashkia Tiranë kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

TABELA E SHPRONËSIMIT TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË SHPRONËSOHET, PËR INTERES PUBLIK, PËR  REALIZIMIN E PROJEKTIT “NDËRTIMI I KOPSHTIT NR. 37”, BASHKIA TIRANË

 

Nr. PRONARI TË DHËNAT KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM  SHËNIME   (Kufizime hipotekore, barrë mbi pasurinë, etj.)
“TRUALL” “NDËRTESËˮ  
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose qytetit Zonë kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasuirsë Sipërfaqe totale Truall (m2) Ndërtesë (m2) Volumi Faqja Sipërfaqja (m2) Çmimi (lekë/m2) Vlera (lekë) Sipërfaqja (m2) Çmimi (lekë/m2) Vlera (lekë) VLERA TOTALE (lekë)
  A B C D E F G H J I K L M N O P Q R S T
1 Alfred Robert Gjata Tiranë 8380 3/144 Truall 496.00 496.00 0.00 20 19 377.00 66,969 25,247,313 0.00 0.00 0.00 25,247,313 Konfirmuar nga ASHK  Shënim: Seksioni D- i kartelës së pasurisë: Kontratë për vendosje e hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, sipas vlerave të kredisë UNION BANK, nr. 23988, datë 20.11.2023
VLERA TOTALE 25,247,313