Publikuar më: 24/07/2024

VENDIM Nr. 455, datë 10.7.2024 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI URBAN I NJË PJESE TË BLLOKUT NR. 3, NË QENDËR TË QYTETIT TË ROSKOVECIT (FAZA 1)”, BASHKIA ROSKOVEC

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi urban i një pjese të bllokut nr. 3, në qendër të qytetit të Roskovecit (faza 1)”, Bashkia Roskovec.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Roskovec.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 9 431 003 (nëntë milionë e katërqind e tridhjetë e një mijë e tre) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 9 431 003 (nëntë milionë e katërqind e tridhjetë e një mijë e tre) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Roskovec.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Roskovec.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruara në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Roskovec.
  8. Bashkia Roskovec kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Roskovec.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Roskovec për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Roskovec, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Roskovec, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE TË TË CILËVE SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI URBAN I NJË PJESE TË BLLOKUT NR. 3, NË QENDËR TË QYTETIT ROSKOVEC (FAZA 1)”, BASHKIA ROSKOVEC

 

Nr. rendor PRONARI TË DHËNAT KADASTRALE SIPAS KARTELËS SË PASURISË VLERËSIMET  PËR  SHPRONËSIM SHËNIME                                                                                                                             (kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.)
ARË TRUALL VLERA  TOTALE  (lek)
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose qyteti Z. kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale Arë                                     (m2) Truall  (m2) Ndërtesë (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2) Çmimi  (lek/m2) Vlera    (lek) Sipërfaqja (m2) Çmimi   (lek/m2) Vlera  (lek)
1 Eqerem Et’hem Hajrie   Ilirjan    Jolldiz Kujtim Mehdije Muharrem Pranvera Rubie    Senije Umberto Xheladin Ymid Risilia    Resuli  Shehu Kongoli Bedini Kryeziu Hoxha       Resuli Kryeziu Risilia    Resuli   Resuli Kryeziu Resuli Roskovec 3196 2/282 Truall 6900 0 6900 0 14 74 6900 494 3,408,600 3,408,600 Konfirmuar nga ASHK-ja
2 Eqerem Et’hem Hajrie    Ilirjan   Jolldiz Kujtim Mehdije Muharrem Pranvera Rubie   Senije Umberto Xheladin Ymid Risilia   Resuli   Shehu Kongoli Bedini Kryeziu  Hoxha      Resuli Kryeziu Risilia    Resuli   Resuli Kryeziu Resuli Roskovec 3196 2/283 Truall 9775 0 9755 0 14 75 0 269 9775 494 4,828,850 4,828,850 Konfirmuar nga ASHK-ja

Seksioni D i kartelës së pasurisë: – Referenca nr. 2342, datë 22.7.2017: Me vendimin datë 31.5.2010 të Gjykatës Fier bëhet regjistrimi i padisë nr. 1230 prot., datë 19.5.2010.

3 Servet Dervish Pirra Roskovec 3196 352/13 arë 3687 3687 0 0 16 123 2675 269 719,575 0 494 0 719,575 Konfirmuar nga ASHK-ja
4 Gezim Servet Pirra Roskovec 3196 352/18 arë 2000 2000 0 0 16 121 1286 269 345,934 0 494 0 345,934 Konfirmuar nga ASHK-ja
5 Fredi             Zana   Rudina Resmije Edlira     Mira Xhuljeta Asqeri Elmas       Asqeri Asqeri Asqeri Asqeri Asqeri Dyle                   Dyle                 Mullaj Rrapushaj Haxhiaj Xhaxhaj Dyle Roskovec 3196 349/10 arë 6600 6600 0 0 23 121 476 269 128044 0 494 0 128,044 Konfirmuar nga ASHK-ja

Seksioni D i kartelës së pasurisë: – Referenca nr. 2817, datë 30.12.2013: Mbi këtë pasuri ka një ndërtim të paligjshëm.

VLERA TOTALE 1,193,553 8,237,450 9,431,003