Publikuar më: 05/05/2023

VENDIM Nr. 48, datë 1.2.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I LINJËS 110 kV LIBRAZHD–PËRRENJAS”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i linjës 110 kV Librazhd–Përrenjas”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor shtetit.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 193 179 (njëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 193 179 (njëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekësh, përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a.
  8. Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a., kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të shtetit në përgjegjësi administrimi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a., të pasurive që shpronësohen, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Librazhd, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a., sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a., Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Librazhd, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Elbasan për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

 Edi Rama

 

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, E TË CILËVE PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I LINJËS 110 kV LIBRAZHD–PËRRENJAS”

NR. Rendor PRONARI TË DHËNA HIPOTEKORE VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM   ADRESA:
“ARË” “TRUALL” VLERA TOTALE (lekë) Shënime
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose Qyteti Z. Kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja Totale “Arë” (m2)     “Truall” (m2)    “Ndërtesë” (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2) Çmimi (lekë/m2) Vlera (lekë) Sipërfaqja (m2) Çmimi (lekë/m2) Vlera (lekë)
  A B C C Ç D E F G H I J K L M N O P Q Y   Z
1 Lutfi Zeqir Mojsja LIBRAZHD QENDER 2448 317/2 Are 4563 4563     42.45 174 7386     7386 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Librazhd Qender, NJ A:Qender Librazhd , Bashkia Librazhd
2 Rexhep Xhemal Bici DRAGOSTUNJE 1527 11/2 Are 5200 5200         68.77 174 11966       11966 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Dradostunje, NJ A:Qender Librazhd , Bashkia Librazhd
3 Harun Ismail Kaca DRAGOSTUNJE 1527 24/20 Are 4000 4000         38.88 174 6765       6765 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Dradostunje, NJ A:Qender Librazhd , Bashkia Librazhd
4 Ali Haziz Bici DRAGOSTUNJE 1527 24/3 Are 880 880         54.24 174 9438       9438 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Dradostunje, NJ A:Qender Librazhd , Bashkia Librazhd
5 Ymer Sadik Gurra DRAGOSTUNJE 1527 294/7 Are 4200 4200         51.77 174 9008       9008 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Dradostunje, NJ A:Qender Librazhd , Bashkia Librazhd
6 Daut Ali Bardhoshi DRAGOSTUNJE 1527 658/3 Are 2600 2600         51.77 174 9008       9008 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Dradostunje, NJ A:Qender Librazhd , Bashkia Librazhd
7 Murat Estref Alliu HOTOLISHT 1967 460/1 Are 1300 1300         6.3 174 1096       1096 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Hotolisht, NJ A: Hotolisht , Bashkia Librazhd
8 Ali Ibrahim Çota HOTOLISHT 1967 553/4 Are 1173 1173         72.81 174 12669       12669 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Hotolisht, NJ A: Hotolisht , Bashkia Librazhd
9 Halim Qamil Nogu HOTOLISHT 1967 570 Are 1400 1400         51.77 174 9008       9008 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Hotolisht, NJ A: Hotolisht , Bashkia Librazhd
10 Sabri Osman Menalla VULÇAN 3843 433/2 Are 6010 6010         34.05 174 5925       5925 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Vulçan, NJ A: Hotolisht , Bashkia Librazhd
11 Veli Reshit Quku VULÇAN 3843 469/17 Truall 300 0 300 80           105.6 154 16256 16256 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Vulçan, NJ A: Hotolisht , Bashkia Librazhd
12 Lutfi Ramadan Loshi,                    Xhevahir Lutfi Loshi,                      Leonard L.Loshi,                       Sadete L.Shyti,                       Rajmonda L.Kryemadhi,                   Miranda L.Hasanllari QUKËS SHKUMBIN 3120 124/1 Are 1500 1500         90.12 174 15681       15681 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Qukes Shkumbin, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas
13 Pasho Qamil Kopaçi QUKËS SHKUMBIN 3120 259/11 Are 3000 3000         36.58 174 6365       6365 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Qukes Shkumbin, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas
14 Nazmi Avdyl Haxhiu QUKËS SHKUMBIN 3120 303/56 Are+Truall 17300 17000 300 112     50.87 174 8851       8851 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Qukes Shkumbin, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas
15 Selami   Alliu QUKËS SHKUMBIN 3120 303/43 Are 2844 2844         64.85 174 11284       11284 Konfirmuar nga ASHK Fshati: Qukes Shkumbin, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas
16 Muhamet Zeqir Çela SKROSKE 3468 671/9 Are 6000 6000         31.85 174 5542       5542 Konfirmuar nga ASHK Fshati:Skroske, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas
17 Halim Sabri Belba SKROSKE 3468 651 Are 4500 4500         57.35 174 9979       9979 Konfirmuar nga ASHK Fshati:Skroske, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas
18 Halim Sabri Belba SKROSKE 3468 650/2 Are 5725 5725         72.81 174 12669       12669 Konfirmuar nga ASHK Fshati:Skroske, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas
19 Qani Rustem Mekshi PISHKASH VERRI 2970 380 Are 884 884         57.35 174 9979       9979 Konfirmuar nga ASHK Fshati:Pishkash Verri, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas
20 Adem Mehmet Gula PISHKASH VERRI 2970 571 Are 1006 1006         42.45 174 7386       7386 Konfirmuar nga ASHK Fshati:Pishkash Verri, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas
21 Bedri Selim Komici PISHKASH VERRI 2970 1102 Are 4133 4133         29.29 174 5096       5096 Konfirmuar nga ASHK Fshati:Pishkash Verri, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas
22 Seit Dilo Mekshi PISHKASH VERRI 2970 804 Are 5920 5920         10.47 174 1822       1822 Konfirmuar nga ASHK Fshati:Pishkash Verri, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas
  SHUMA                                     193179