Publikuar më: 05/05/2023
VENDIM Nr. 49, datë 1.2.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK,TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKENNGAREALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I LINJËS 400 kV RRASHBULL–TIRANA 2”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i linjës 110 kV Librazhd–Përrenjas”.
- Shpronësimi bëhet në favor shtetit.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 193 179 (njëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 193 179 (njëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekësh, përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a.
- Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a., kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të shtetit në përgjegjësi administrimi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a., të pasurive që shpronësohen, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Librazhd, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a., sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a., Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Librazhd, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Elbasan për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, E TË CILËVE PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I LINJËS 110 kV LIBRAZHD–PËRRENJAS”
NR. Rendor | PRONARI | TË DHËNA HIPOTEKORE | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM | ADRESA: | ||||||||||||||||||
“ARË” | “TRUALL” | VLERA TOTALE (lekë) | Shënime | |||||||||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Fshati ose Qyteti | Z. Kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sipërfaqja Totale | “Arë” (m2) | “Truall” (m2) | “Ndërtesë” (m2) | Volumi | Faqe | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lekë/m2) | Vlera (lekë) | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lekë/m2) | Vlera (lekë) | ||||
A | B | C | C | Ç | D | E | F | G | H | I | J | K | L | M | N | O | P | Q | Y | Z | ||
1 | Lutfi | Zeqir | Mojsja | LIBRAZHD QENDER | 2448 | 317/2 | Are | 4563 | 4563 | 42.45 | 174 | 7386 | 7386 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Librazhd Qender, NJ A:Qender Librazhd , Bashkia Librazhd | |||||||
2 | Rexhep | Xhemal | Bici | DRAGOSTUNJE | 1527 | 11/2 | Are | 5200 | 5200 | 68.77 | 174 | 11966 | 11966 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Dradostunje, NJ A:Qender Librazhd , Bashkia Librazhd | |||||||
3 | Harun | Ismail | Kaca | DRAGOSTUNJE | 1527 | 24/20 | Are | 4000 | 4000 | 38.88 | 174 | 6765 | 6765 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Dradostunje, NJ A:Qender Librazhd , Bashkia Librazhd | |||||||
4 | Ali | Haziz | Bici | DRAGOSTUNJE | 1527 | 24/3 | Are | 880 | 880 | 54.24 | 174 | 9438 | 9438 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Dradostunje, NJ A:Qender Librazhd , Bashkia Librazhd | |||||||
5 | Ymer | Sadik | Gurra | DRAGOSTUNJE | 1527 | 294/7 | Are | 4200 | 4200 | 51.77 | 174 | 9008 | 9008 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Dradostunje, NJ A:Qender Librazhd , Bashkia Librazhd | |||||||
6 | Daut | Ali | Bardhoshi | DRAGOSTUNJE | 1527 | 658/3 | Are | 2600 | 2600 | 51.77 | 174 | 9008 | 9008 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Dradostunje, NJ A:Qender Librazhd , Bashkia Librazhd | |||||||
7 | Murat | Estref | Alliu | HOTOLISHT | 1967 | 460/1 | Are | 1300 | 1300 | 6.3 | 174 | 1096 | 1096 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Hotolisht, NJ A: Hotolisht , Bashkia Librazhd | |||||||
8 | Ali | Ibrahim | Çota | HOTOLISHT | 1967 | 553/4 | Are | 1173 | 1173 | 72.81 | 174 | 12669 | 12669 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Hotolisht, NJ A: Hotolisht , Bashkia Librazhd | |||||||
9 | Halim | Qamil | Nogu | HOTOLISHT | 1967 | 570 | Are | 1400 | 1400 | 51.77 | 174 | 9008 | 9008 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Hotolisht, NJ A: Hotolisht , Bashkia Librazhd | |||||||
10 | Sabri | Osman | Menalla | VULÇAN | 3843 | 433/2 | Are | 6010 | 6010 | 34.05 | 174 | 5925 | 5925 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Vulçan, NJ A: Hotolisht , Bashkia Librazhd | |||||||
11 | Veli | Reshit | Quku | VULÇAN | 3843 | 469/17 | Truall | 300 | 0 | 300 | 80 | 105.6 | 154 | 16256 | 16256 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Vulçan, NJ A: Hotolisht , Bashkia Librazhd | |||||
12 | Lutfi Ramadan Loshi, Xhevahir Lutfi Loshi, Leonard L.Loshi, Sadete L.Shyti, Rajmonda L.Kryemadhi, Miranda L.Hasanllari | QUKËS SHKUMBIN | 3120 | 124/1 | Are | 1500 | 1500 | 90.12 | 174 | 15681 | 15681 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Qukes Shkumbin, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas | |||||||||
13 | Pasho | Qamil | Kopaçi | QUKËS SHKUMBIN | 3120 | 259/11 | Are | 3000 | 3000 | 36.58 | 174 | 6365 | 6365 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Qukes Shkumbin, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas | |||||||
14 | Nazmi | Avdyl | Haxhiu | QUKËS SHKUMBIN | 3120 | 303/56 | Are+Truall | 17300 | 17000 | 300 | 112 | 50.87 | 174 | 8851 | 8851 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Qukes Shkumbin, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas | |||||
15 | Selami | Alliu | QUKËS SHKUMBIN | 3120 | 303/43 | Are | 2844 | 2844 | 64.85 | 174 | 11284 | 11284 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati: Qukes Shkumbin, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas | ||||||||
16 | Muhamet | Zeqir | Çela | SKROSKE | 3468 | 671/9 | Are | 6000 | 6000 | 31.85 | 174 | 5542 | 5542 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati:Skroske, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas | |||||||
17 | Halim | Sabri | Belba | SKROSKE | 3468 | 651 | Are | 4500 | 4500 | 57.35 | 174 | 9979 | 9979 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati:Skroske, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas | |||||||
18 | Halim | Sabri | Belba | SKROSKE | 3468 | 650/2 | Are | 5725 | 5725 | 72.81 | 174 | 12669 | 12669 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati:Skroske, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas | |||||||
19 | Qani | Rustem | Mekshi | PISHKASH VERRI | 2970 | 380 | Are | 884 | 884 | 57.35 | 174 | 9979 | 9979 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati:Pishkash Verri, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas | |||||||
20 | Adem | Mehmet | Gula | PISHKASH VERRI | 2970 | 571 | Are | 1006 | 1006 | 42.45 | 174 | 7386 | 7386 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati:Pishkash Verri, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas | |||||||
21 | Bedri | Selim | Komici | PISHKASH VERRI | 2970 | 1102 | Are | 4133 | 4133 | 29.29 | 174 | 5096 | 5096 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati:Pishkash Verri, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas | |||||||
22 | Seit | Dilo | Mekshi | PISHKASH VERRI | 2970 | 804 | Are | 5920 | 5920 | 10.47 | 174 | 1822 | 1822 | Konfirmuar nga ASHK | Fshati:Pishkash Verri, NJ A: Qukes , Bashkia Prrenjas | |||||||
SHUMA | 193179 |