Publikuar më: 10/10/2023

VENDIM Nr. 535, datë 13.9.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “IMPIANTI I TRAJTIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA HIMARË DHE LARGIMI I UJËRAVE TË TRAJTUARA NË DET PËR ITUN HIMARË

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura Himarë dhe largimi i ujërave të trajtuara në det për ITUN Himarë”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Himarë.
  3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “godinë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi, prej 783 000 (shtatëqind e tetëdhjetë e tre mijë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 783 000 (shtatëqind e tetëdhjetë e tre mijë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Himarë.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
  8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Himarë.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Himarë për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Himarë për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Himarë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

TABELA E SHPRONËSIMIT, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI PROJEKTIT “IMPIANTI I TRAJTIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA HIMARË DHE LARGIMI I UJËRAVE TË TRAJTUARA NË DET PËR ITUN HIMARË”

 

NR. PRONARI TË DHËNAT KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) SHËNIME

(kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.)

TRUALL NDËRTESË VLERA TOTALE (lek)
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose qyteti Z. kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale Truall (m2) Ndërtesë (m2) Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lek) Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lek)
1 Feta Hysenaj Himarë 1952 1/1799 Godinë 180 180 0 180 4,350 783,000 0 783,000 Depo pikë hapjeje 1763. Konfirmuar nga ASHK-ja. Sipas raportit të vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social të përgatitur nga eksperti i kontraktuar ka konkluduar se ndërtesa është 100% e amortizuar dhe vlerësimi bëhet vetëm për truall.
VLERA TOTALE 783,000