Publikuar më: 24/09/2021
VENDIM Nr. 536, datë 22.9.2021 PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE, QYTETI ÇOROVODË”
VENDIM
Nr. 536, datë 22.9.2021
PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE, QYTETI ÇOROVODË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar dhe të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i varrezave publike, qyteti Çorovodë”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Skrapar.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 2 030 000 (dy milionë e tridhjetë mijë) lekë.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 2 030 000 (dy milionë e tridhjetë mijë) lekësh, të përballohet nga buxheti i Bashkisë Skrapar.
- Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Bashkia Skrapar.
- Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Skrapar.
- Bashkia Skrapar të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Skrapar.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Skrapar, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Skrapar, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë regjistrimin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Skrapar.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit dhe regjistrimi i kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Skrapar.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Bashkia Skrapar, si dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Skrapar, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
DHE MINISTËR PËR RINDËRTIMIN
DHE PROGRAMIN E REFORMAVE
Arben Ahmetaj
LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE, QYTETI I ÇOROVODËS”
Nr. | PRONARI | TË DHËNAT
(mbi pasurinë sipas ASHK-së) |
VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM, SIPAS LLOJIT Ë PASURISË | VLERA TOTALE (lek) | SHËNIME | ||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | ZK | Nr. | Lloji i pas. | Sip. totale (m2) | Shpronësim tokë “truall” | ||||||
Pas. | Sip. (m2) | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lekë) | ||||||||||
1 | Selam | Teki | Koprencka | 1420 | 55/59 | Truall | 4,000 | 675 | 1,015 | 685,125 | 685,125 | Konfirmuar nga ASHK-ja, DV Skrapar | |
2 | Hektor | Teki | Koprencka | 1420 | 55/61 | Truall | 4,000 | 1025 | 1,015 | 1,040,375 | 1,040,375 | Konfirmuar nga ASHK-ja, DV Skrapar | |
3 | Mysel Gentjana Devon Ema | Virgjil Vangjel | Koprënckë Hoxha Hoxha Hoxha | 1420 | 55/4 | Truall | 6,200 | 300 | 1,015 | 304,500 | 304,500 | Konfirmuar nga ASHK-ja, DV Skrapar | |
Vlera totale | 2,030,000 | ||||||||||||
Shënime: | |||||||||||||
1. Për tokën “truall”, çmimi i llogaritur është marrë nga vendimi nr. 89, datë 3.2.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”. |