Publikuar më: 10/10/2023
VENDIM Nr. 550, datë 28.9.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIM RRUGA LIDHËSE E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË VLORËS (VIA), AUTOSTRADA FIER–VLORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim rruga lidhëse e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës (VIA), autostrada Fier–Vlorë”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 957 852 (nëntëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e dy) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 957 852 (nëntëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e dy) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
- Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE E TË CILËVE PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT PËR SHPRONËSIM, PËR INTERES PUBLIK “NDËRTIM RRUGA LIDHËSE E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË VLORËS (VIA) AUTOSTRADA FIER–VLORË”
Nr. rendor | Pronari | Të dhënat kadastrale (sipas kartelës së pasurisë) | Vlerësimet për shpronësim | Adresa | Shënime | |||||||
ZK | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sip. totale | Sip. e shpronësimit (m²) | Çmimi (lekë/m²) | Vlera (lekë) | Vlera totale (lekë) | |||||
Emri i pronarit | ||||||||||||
1 | Thimi Hyso | 2813 | 146/1 | arë | 5200 | 456 | 204 | 93024 | 93,024.0 | Novoselë | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
2 | Vllasi Hyso | 2813 | 136/1 | arë | 2000 | 349 | 204 | 71196 | 71,196.0 | Novoselë | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
3 | Nije Llambro Kozma Llambro Natasha Llambro Entela Llambro Arberjan Llambro Eliona Llambro Gjenea Llambro |
2813 | 148/1 | arë | 7800 | 434 | 204 | 88536 | 88,536.0 | Novoselë | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
4 | Kristaq Moçka | 2813 | 132/32 | arë | 1200 | 920 | 204 | 187680 | 187,680.0 | Novoselë | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
5 | Mihallaq Dhomi Buzi | 2813 | 123/1 | arë | 5244 | 462 | 204 | 94248 | 94,248.0 | Novoselë | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
6 | Aleko Llanaj | 2813 | 147/37 | truall | 3354 | 237 | 384 | 91008 | 91,008.0 | Novoselë | Konfirmuar nga ASHK-ja. Mbi këtë truall ngrihet pasuria 147/37 ND, V.19, f. 28 | |
7 | Kastriot Sinanaj | 2813 | 124/16 | truall | 8840 | 398 | 384 | 152832 | 152,832.0 | Novoselë | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
8 | Shoq, Azurra Imobilare | 2813 | 124/17 | truall | 1160 | 49 | 384 | 18816 | 18,816.0 | Novoselë | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
9 | Shoq, Azurra Imobilare | 2813 | 124/11 | truall | 8000 | 378 | 384 | 145152 | 145,152.0 | Novoselë | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
10 | Shoq, Azurra Imobilare | 2813 | 124/12 | truall | 730 | 40 | 384 | 15360 | 15,360.0 | Novoselë | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
Vlera totale | 3723 | 957,852 | 957,852.0 |