Publikuar më: 10/10/2023

VENDIM Nr. 551, datë 28.9.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “KRIJIMI I NJË PARKIMI MAKINASH PRANË URËS SË VJETËR TË GORICËS”, BASHKIA BERAT

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Krijimi i një parkimi makinash pranë Urës së Vjetër të Goricës”, Bashkia Berat.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Berat.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 853 332 (tetëqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e dy) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 853 332 (tetëqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e dy) lekësh, përballohet nga Bashkia Berat.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Berat.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Berat.
  8. Bashkia Berat kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Berat.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Berat.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Berat.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Berat, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME PRONË PRIVATE E TË CILËVE, SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “KRIJIMI I NJË PARKIMI MAKINASH PRANË URËS SË VJETËR TË GORICËS”, BASHKIA BERAT

Nr. rendor TË DHËNAT E PRONARIT TË DHËNAT KADASTRALE TË DHËNAT E SHPRONËSIMIT ADRESA Shënime
Emër/Atësi/Mbiemër Zona kadastrale Nr. i pasurisë Sipërfaqe totale e parcelës (m2) Zëri kadastral Volumi Faqe Sipërfaqe shpronësim (m2) Çmimi në lek (m2) Vlera totale e tokës në lekë Bashkia
1 Pavllo Kristaq Kusta 8502 4/307 20.4 Truall 15 139 20.4 4183 85,333.00 Berat Konfirmuar nga ASHK-ja
2 Filip Anastas Sinjari        Thimi Anastas Sinjari 8502 4/308 183.6 Truall 15 138 183.6 4183 767,999.00 Berat Konfirmuar nga ASHK-ja
Vlera totale 853,332.00