Publikuar më: 04/10/2021

VENDIM Nr. 551, datë 29.9.2021 PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “UNAZA LINDORE E KAVAJËS”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

VENDIM

Nr. 551, datë 29.9.2021

 

PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “UNAZA LINDORE E KAVAJËS”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Unaza Lindore e Kavajës”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Kavajë.
  3. Pronarët të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit tokë “truall” dhe “ndërtesë me një vlerë të përgjithshme prej 15 134 372.20 (pesëmbëdhjetë milionë e njëqind e tridhjetë e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e dy pikë njëzet) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 15 134 372.20 (pesëmbëdhjetë milionë e njëqind e tridhjetë e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e dy pikë njëzet) lekësh të përballohet nga buxheti i Bashkisë Kavajë.
  5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i vitit 2021 të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
  6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin për likuidim, certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit pranë Bashkisë Kavajë.
  8. Bashkia Kavajë të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Kavajë.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kavajë, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara, në favor të Bashkisë Kavajë.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kavajë, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, si dhe kalimi i pronësisë në favor të Bashkisë Kavajë.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Kavajë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kavajë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

LISTA EMËRORE E SHPRONËSIMIT TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “UNAZA LINDORE E KAVAJËS”

 

Nr. Të dhënat mbi pasurinë sipas ASHK Shpronësim tokë “truall” Ndërtesë      
Emri Mbiemri ZK  Nr. pasurie Lloji i pasurisë Sip. e prekur m2 Çmimi/m2 Vlera, lek Sip. e prekur m2 Çmimi/m2 Vlera lekë Vlera, total lek Vendndodhja Konfirmimi nga ASHK-ja
1 Hamide, Fiqret , Bujar Dimni; Zeliha Cepa; Luljeta Cankja 8551 18/361 Truall 200 7,745 1,549,000.00 111.00 26,520.20 2,943,742.20 4,492,742.20 Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
2 Emine,Galip,Ruzhdi,Xheladete Dimni; Saje Rrica; Shpresa Dylgjeri; Shahidije Marku;Jadushe Majani 8551 18/28 Truall 154 7745 1,192,730.00       1,192,730.00 Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
3 Gezim Gjoci 8551 17/233 Truall 308 7745 2,385,460.00       2,385,460.00 Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
4 Rexhep Gjoci 8551 17/184 Truall 231 7745 1,789,095.00       1,789,095.00 Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
5 Shtet (Selim Gjoci) 8551   Truall  — 7745       –   Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
6 Eqerem Maliqati 8551 17/110 Truall 45 7745  348,525.00       348,525.00 Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
7 Bajram Medihoxha 8551 17/109 Truall 60.8 7745  470,896.00       470,896.00 Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
8 Mynyr Maledhi 8551 17/111 Truall 50.4 7745  390,348.00       390,348.00 Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
9 Mustafa Celhaka 8551 17/106 Truall 72 7745 557,640.00       557,640.00 Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
10 Nazmi Baulja 8551 17/96 Truall 41.3 7745 319,868.50       319,868.50 Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
11 Nazmi  Kuqi 8551 17/53 Truall 180 7745 1,394,100.00       1,394,100.00 Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
12 Eqerem Sheshi 8551 3/199 Truall 156 7745 1,208,220.00       1,208,220.00 Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
13 Defrim Sheshi 8551 3/198 Truall 15 7745  116,175.00       116,175.00 Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
14 Ylli Tafa 8551 17/112 Truall 60.5 7745 468,572.50       468,572.50 Lagja nr. 1 Konfirmimi nga ASHK-ja
TOTAL 1574   12,190,630.00     2,943,742.20 15,134,372.20    
Shënime:
1. Vlerësimi i tokës truall është llogaritur bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.
  1. Vlerësimi i pasurisë “ndërtesë” është bërë sipas VKM-së nr.138, datë 23.3.2000, i ndryshuar.