Publikuar më: 04/10/2021

VENDIM Nr. 552, datë 29.9.2021 PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “NDËRTIM RRUGE, UNAZË (ISH-KUNDËRAJRORI)”, KORÇË

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

VENDIM

Nr. 552, datë 29.9.2021

 

PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “NDËRTIM RRUGE, UNAZË (ISH-KUNDËRAJRORI)”, KORÇË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Ndërtim rruge, unazë (ish-Kundërajrori)”, Korçë.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Korçë.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “tokë arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 16 500 (gjashtëmbëdhjetë mijë e pesëqind) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 16 500 (gjashtëmbëdhjetë mijë e pesëqind) lekësh, të përballohet nga buxheti i Bashkisë Korçë.
  5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i vitit 2021, i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
  6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
  7. Pronarët pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin për likuidim, certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit, pranë Bashkisë Korçë.
  8. Bashkia Korçë të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë, jo më vonë se 30 ditë nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Korçë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Korçë.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë në favor të Bashkisë Korçë.
  12. Ngarkohen Bashkia Korçë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Korçë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

LISTA EMËRORE E SHPRONËSIMIT TË PRONARËVE TË PASURIVE PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIM RRUGE, UNAZË (ISH-KUNDËRAJRORI)”

 

Nr. Emër Atësia Mbiemër Zona kadastrale Nr. i pasurisë Sipërfaqja totale Sipërfaqe shpronësimi Çmimi Vlera e tokës truall (lek) Vlera totale , lek Shënime
Tokë arë (m2) Tokë arë (m2) Tokë arë/m2
1 Pandeli Arqile Tarusha 8563 2/210 1000 165 100 16,500 16,500 Me urdhrin nr. 36, datë 13.3.2018, të regjistruesit, në zbatim të nenit 59, të ligjit 33/2012, vendoset kufizim deri në plotësimin e dokumentacionit tekniko ligjor.
Vlera totale e shpronësimit   16,500  
             Shënime:                
  Vlerësimi i tokës arë është llogaritur bazuar në vendimin nr. 138, datë 23.3.2000, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” dhe në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.