Publikuar më: 04/10/2021

VENDIM Nr. 553, datë 29.9.2021 PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “REHABILITIMI I FASADËS SË PALLATIT TE KRYQËZIMI I RRUGËS SË DIBRËS ME UNAZËN E VOGËL”, TIRANË

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

VENDIM

Nr. 553, datë 29.9.2021

 

PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “REHABILITIMI I FASADËS SË PALLATIT TE KRYQËZIMI I RRUGËS SË DIBRËS ME UNAZËN E VOGËL”, TIRANË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Rehabilitimi i fasadës së pallatit te kryqëzimi i Rrugës së Dibrës me Unazën e Vogël”, Tiranë.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, në shumën e përgjithshme prej 16 848 178 (gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind e dyzet e tetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 16 848 178 (gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind e dyzet e tetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekësh, të përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
  5. Vlera për shpenzimet procedurale në shumën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë të përballohet nga fondet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
  6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin për likuidim, certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit, në zyrat e Bashkisë Tiranë.
  8. Bashkia Tiranë të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Tiranë.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

LLOGARITJET PËRFUNDIMTARE PËR PASURITË QË PREKEN NGA PROJEKTI ME OBJEKT “REHABILITIMI I FASADËS SË PALLATIT TE KRYQËZIMI I RRUGËS SË DIBRËS ME UNAZËN E VOGËL”, TIRANË
Nr. Emër Atësi Mbiemër Lloji i pasurisë ZK Nr. pas. Sip. e përgj.,  truall m² Sip. e prekur truall m² Çmimi për truall lek/m² Vlera truall i prekur (lek) Sip. objekti sipas kartelës (m²) Sip. objekt shërbimi (m²) Sip. banimi (m2) Çmimi për objekt banimi (lek/m2) Vlera e  sip. së prekur, objekt shërbimi me situacion (lek) Vlera e sip. së prekur objekt banimi (lek) Vlera e përgjithshme truall + objekt (lek) Shënime në kartelë Konfirmim i ASHK-së Tiranë
1 BP Sallaku Truall 8360 7/150 25 25 66969 1674225 151202 1674225 Konfirmuar me shkresën nr. 2351/3 prot., datë 7.10.2020
2 BP Vathi, Lleshi, Vathi (Disha) Truall 8360 7/220 30 30 66969 2009070 151202 2009070 C- VKKP Konfirmuar me shkresën nr. 2351/3 prot., datë 7.10.2020
3 BP Vathi Truall 8360 7/219 28 28 66969 1875132 151202 1875132 C- VKKP, D. trashëgimie Konfirmuar me shkresën nr. 2351/3 prot., datë 7.10.2020
4 BP Vaqari, Kujxhiu. Toska Truall 8360 7/422 23 23 66969 1540287 151202 1540287 Ndërtesa nuk ekziston sipas VKM-së nr. 236, date 30.3.2016; T. nd. pasurie VKM 236, datë 30.3.2016 (Sektori i Shpronësimeve: Ndërtesa në pasurinë mëmë 7/149 është shpronësuar me VKM-në nr. 723, datë 16.9.2020, për pasurinë nr. 7/422 shpronësojmë vetëm truallin Konfirmuar me shkresën nr. 2351/3 prot., datë 7.10.2020
5 Bujar Isuf Bucalija Truall 8360 7/424 36 36 66969 2410884 151202 2410884 C- T. Nd. Pasurie Konfirmuar me shkresën nr. 2351/3 prot., datë 7.10.2020
6 BP Dinc Njësi 8360 7/437/ND-N2 0 0 66969 0 39.20 39.2 793410 793410 C- Leje legalizimi; e- Kufizohen veprimet deri në zgjidhjen e marrëdhënies me truallin Konfirmuar me shkresën nr. 2351/1 prot., datë 9.9.2020, nr. 2351/3 prot., datë 7.10.2020
7 BP Caushi Apartament 8360 7/151+1-11 0 0 66969 0 113.00 0 39 151202 0 5896878 5896878 C- Transaksion i gjeneruar nga bashkim pasurish Konfirmuar me shkresën nr. 2351/1 prot., datë 9.9.2020, nr. 2351/3 prot., datë 7.10.2020
8 Liljana Siri Vogli Njësi 8360 7/151-N9 0 0 66969 0 68.00 11 0 0 159880 0 159880 C- AKP Konfirmuar me shkresën nr. 2351/1 prot., datë 9.9.2020, nr. 2351/3 prot., datë 7.10.2020
9 BP.Llaci Njësi 8360 7/151-N1 0 0 66969 0 75.00 9.8 0 0 221143 0 221143 C- AKP; Bllokohet në favor të Banka Kombëtare Tregtare Konfirmuar me shkresën nr. 2351/1 prot., datë 9.9.2020, nr. 2351/3 prot., datë 7.10.2020
10 Vjollca Kita Njësi 8360 7/151-N10 0 0 66969 0 42.00 13.52 0 0 267269 0 267269 C- 4181992;291/2000; D- Pasuria rivlerësohet me shumën 10 920 000 Konfirmuar me shkresën nr. 2351/3 prot., datë 7.10.2020
Vlera totale     16848178
1. Llogaritjet paraprake të pasurive të kësaj liste, janë bazuar në shkresat e ASHK-së nr. 8324 prot., datë 24.2.2020, nr. 2351/1 prot., datë 9.9.2020, nr. 8324/2 prot., datë 22.2.2020, nr. 2351/3 prot., datë 7.10.2020.
2. Për truallin, çmimi i llogaritur është marrë nga VKM-ja nr. 89, datë 3.2.2016.
3. Për objektet e banimit 7/151+1-1, vlerësimi është bërë sipas çmimit mesatar të shitblerjes për 3 muajt e fundit të objekteve të banimit përcjellë me shkresën nr. prot. 2351/3, datë 7.10.2020, të ASHK-ë, Tirana Veri.
4. Për objektet me funksion social-ekonomik (njësite e shërbimit), vlerësimi është bërë sipas kostos së ndërtimit, bazuar në çmimet e EKB-së, për qytetin e Tiranës.