Publikuar më: 04/10/2021
VENDIM Nr. 555, datë 29.9.2021 PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 130, DATË 11.2.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR TIRANË–ELBASAN’ (SHTESA)”
VENDIM
Nr. 555, datë 29.9.2021
PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 130, DATË 11.2.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR TIRANË–ELBASAN’ (SHTESA)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar; të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Në vendimin nr. 130, datë 11.2.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa:
- a) Pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:
“3/1. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë e llojit “tokë arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 2 622 165 (dy milionë e gjashtëqind e njëzet e dy mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekë.”.
- b) Pas pikës 4 shtohet pika 4/1, me këtë përmbajtje:
“4/1. Vlera e përgjithshme shtesë prej 2 622 165 (dy milionë e gjashtëqind e njëzet e dy mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekësh të përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.”.
- c) Pas pikës 5 shtohet pika 5/1, me këtë përmbajtje:
“5/1. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.”.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Elbasan, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE PËRFUNDIMTARE PËR PASURINË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VKM-në NR. 130 DATË 11.2.2015, “PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘NDËRTIMI I SEGMENTIT TIRANË–ELBASAN’”
Nr. | Emër Atësi Mbiemër | ZK | Nr. i pasurisë | Lloj i pasurisë | Sip. | Sip. e shpronësuar/ m² | Çmimi në lekë /m² | Vlera totale për shpronësim | Shënime | |
totale | ||||||||||
/m² | ||||||||||
1 | Xhafer Myrteza Xhabrahimi | 3266 | 162/47 | Arë | 1,000 | 1,000 | 2622.165 | 2,622,165 | Konfirmuar nga DVASHK-ja. | |
Vlera totale | 1,000.0 | 1,000 | 2,622,165 | |||||||
Shënime. | ||||||||||
1. Për tokën “arë”, çmimi i llogaritur është marrë nga vendimi nr. 89, datë 3.2.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”. |