Publikuar më: 04/10/2021
VENDIM Nr. 556, datë 29.9.2021 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 321, DATË 31.5.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘RIKONSTRUKSION I RRUGËS SË PYLLIT TË SODËS’, VLORË”
VENDIM
Nr. 556, datë 29.9.2021
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 321, DATË 31.5.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘RIKONSTRUKSION I RRUGËS SË PYLLIT TË SODËS’, VLORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Në vendimin nr. 321, datë 31.5.2018, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
- a) Në pikën 3, shifra “… 113 474 245 (njëqind e trembëdhjetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e katër mijë e dyqind e dyzet e pesë) lekë …” zëvendësohet me “… 115 886 616 (njëqind e pesëmbëdhjetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë”.
- b) Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë tokë “truall” dhe “ndërtesë”, prej 115 886 616 (njëqind e pesëmbëdhjetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë) lekësh, do të përballohet, si më poshtë vijon:
- vlera 113 474 245 (njëqind e trembëdhjetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e katër mijë e dyqind e dyzet e pesë) lekë të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë;
- vlera 2 412 371 (dy milionë e katërqind e dymbëdhjetë mijë e treqind e shtatëdhjetë e një) lekë të përballohet nga Bashkia Vlorë.”.
- c) Shtojca 1 bashkëlidhur vendimit zëvendësohet me shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, të përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia Vlorë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
Shtojca nr. 1
TABELA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURIVE, PRONË PRIVATE, DHE VLERAT E SHPRONËSIMIT PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT: “RIKONSTRUKSION I RRUGËS SË PYLLIT TË SODËS”
Çmimi i truallit sipas VKM-së nr. 89, datë 3.2.2016.
Çmimi për objektet sipas VKM-së nr. 138, datë 23.3.2000, si dhe të udhëzimit nr. 3, datë 28.12.2016, të EKB-së, Tiranë.
Nr. | ZK | Nr. i pasurisë | Adresa | Pronari | Sipërfaqja e truallit m2 | Çmimi i truallit lekë/m² | Vlera e truallit
lekë |
Sipërfaqja e ndërtimit m² | Çmimi i ndërtimit lekë/m² | Vlera e ndërtimit
lekë |
Vlera totale “truall” dhe “ndërtesë”
në lekë |
Shënime |
1 | 8604 | 33/118 | Vlorë | Bp. Thoma | 142.5 | 6,899 | 983,108 | 83.0 | 46,892.77 | 3,892,100 | 4,875,207 | Konfirmuar nga ZVRPP-ja Vlorë. |
2 | 8604 | 33/190 | Vlorë | Dhimiter Anastasi | 22 | 6,899 | 151,778 | 151,778 | Kufizim veprimesh deri në plotësimin e dokumentacionit. Saktësim dokumentacioni. | |||
3 | 8604 | 33/191 | Vlorë | Dhimiter Anastasi | 100.7 | 6,899 | 694,729 | 694,729 | Saktësim dokumentacioni. | |||
4 | 8604 | 33/192 | Vlorë | Dhimiter Anastasi | 2 | 6,899 | 13,798 | 13,798 | Saktësim dokumentacioni. | |||
5 | 8604 | 33/108 | Vlorë | Selvi Xhuveli | 53.8 | 6,899 | 371,166 | 371,166 | Saktësim dokumentacioni. | |||
6 | 8604 | 33/208 | Vlorë | Bp. Barjami | 14.7 | 6,899 | 101,415 | 101,415 | Saktësim dokumentacioni. | |||
7 | 8604 | 33/242 | Vlorë | Bp. Jonuzaj,Hoxha | 346.5 | 6,899 | 2,390,504 | 2,390,504 | Saktësim dokumentacioni. | |||
8 | 8604 | 33/87-nd. | Vlorë | Tajar Kapaj | 80.0 | 46,892.77 | 3,751,422 | 3,751,422 | Konfirmuar nga ZVRPP-ja Vlorë. | |||
9 | 8604 | 33/233 | Vlorë | PPV | 126.5 | 6,899 | 872,724 | 872,724 | Saktësim dokumentacioni. | |||
10 | 8604 | 33/64 | Vlorë | PPV | 167 | 6,899 | 1,152,133 | 1,152,133 | Saktësim dokumentacioni. | |||
11 | 8604 | 33/64-nd. | Vlorë | Trashëgimtarët e Ibrahim Shabani | 191.0 | 46,892.77 | 8,956,519 | 8,956,519 | Gjendja juridike konfirmuar nga ZVRPP-ja Vlorë me kufizim në seksionin E. Mungon vendimi origjinal i faktit, datë 15.1.1981. Saktësim dokumentacioni. | |||
12 | 8604 | 31/244 | Vlorë | Meleq Sulejmani | 27.4 | 6,899 | 189,033 | 189,033 | Në tabelën bashkëlidhur VKM-së nr. 321/2018, në nr. rendor 12, pasuria nr. 31/243, me sip. të shpronësuar 17 m², është përcaktuar se s’ka info. Në dokumentacionin bashkëlidhur kërkesës për shtesa dhe ndryshime në VKM-në nr. 321/2018, rezulton që kjo pasuri ka qenë “shtet” dhe më pas është përfshirë në pasurinë nr. 31/244. Nga projekti i zbatimit rezulton se pasuria me nr. 31/243, është prekur e gjitha nga shpronësimi, për të gjithë sipërfaqen 23.6 m², të konfirmuar nga ZVRPP-ja Vlorë . Pra sipërfaqja totale e pasurisë nr. 31/244, me pronar Meleq Sulejmani, që preket nga shpronësimi, është 23.6 m²+3.8 m² =27.4 m², me vlerë 189, 032.60 lekë, nga ku 143,499 lekë janë përballuar nga VKM-ja nr. 321, datë 31.5.2018. | |||
13 | 8604 | 29/276 | Vlorë | Faik Dizdari | 62 | 6,899 | 427,738 | 427,738 | Saktësim dokumentacioni. | |||
14 | 8604 | 29/172 | Vlorë | Bp. Driza ,Prifti | 28.5 | 6,899 | 196,622 | 196,622 | Saktësim dokumentacioni. | |||
15 | 8604 | 29/218 | Vlorë | Luljeta Liçaj | 117.7 | 6,899 | 812,012 | 221.6 | 46,892.77 | 10,391,438 | 11,203,450 | Konfirmuar nga ZVRPP-ja Vlorë. Hipotekuar në favor të fondit Besa sh.p.k. |
16 | 8604 | 29/217 | Vlorë | Bujar Harizi | 20 | 6,899 | 137,980 | 137,980 | Saktësim dokumentacioni. | |||
17 | 8604 | 29/180 | Vlorë | PPV | 46.3 | 6,899 | 319,424 | 319,424 | Saktësim dokumentacioni. | |||
18 | 8604 | 29/183 | Vlorë | Eduard Spahiu | 47 | 6,899 | 324,253 | 324,253 | Saktësim dokumentacioni. Mbi këtë pasuri ndodhen 29/291-nd. dhe 29/183-nd. | |||
19 | 8604 | 29/211 | Vlorë | Edmond Canaj | 4.9 | 6,899 | 33,805 | 33,805 | Saktësim dokumentacioni. | |||
20 | 8604 | 29/181 | Vlorë | Bp. Kreka | 53.6 | 6,899 | 369,786 | 369,786 | Saktësim dokumentacioni. | |||
21 | 8604 | 29/200 | Vlorë | Samit Poçka | 15.8 | 6,899 | 109,004 | 109,004 | Saktësim dokumentacioni. | |||
22 | 8604 | 29/239 | Vlorë | Samit Poçka | 44.9 | 6,899 | 309,765 | 44.9 | 2,431,616 | 2,741,381 | Konfirmuar nga ZVRPP-ja Vlorë. Urdhër kufizimi. Llogaritur me situacion. | |
23 | 8604 | 32/325 | Vlorë | O.S.P.N.Patos | 1949 | 6,899 | 13,446,151 | 13,446,151 | Saktësim dokumentacioni. Urdhër kufizimi. Me qira shoqëria “Sannilba” sh.p.k. | |||
24 | 8604 | 32/476 | Vlorë | Namik Jahaj | 1027 | 6,899 | 7,085,273 | 7,085,273 | Saktësim dokumentacioni. | |||
25 | 8604 | 32/201 | Vlorë | Fejzi Licaj | 95.70 | 6,899 | 660,234 | 660,234 | Saktësim dokumentacioni. Hipotekë Banka e Tiranës, sek. përmbarimi, sek. konservative. | |||
26 | 8604 | 32/202 | Vlorë | Fejzi Licaj | 336.5 | 6,899 | 2,321,514 | 2,321,514 | Saktësim dokumentacioni. Hipotekë Banka e Tiranës, sek. përmbarimi, sek. konservative | |||
27 | 8604 | 32/205 | Vlorë | Bp. Çela | 914 | 6,899 | 6,305,686 | 6,305,686 | Saktësim dokumentacioni. Sekuestro preventive. Kufizim Taskë-Forca. | |||
28 | 8604 | 32/524 | Vlorë | Ardjan Dauti,Sokol Nuhu | 552 | 6,899 | 3,808,248 | 3,808,248 | Saktësim dokumentacioni. | |||
29 | 8604 | 32/523 | Vlorë | Ardjan Dauti, Flavio Beleri dhe Sokol Nuhu | 345 | 6,899 | 2,380,155 | 2,380,155 | Saktësim dokumentacioni. | |||
30 | 8604 | 32/354 | Vlorë | PPV | 936 | 6,899 | 6,457,464 | 6,457,464 | Saktësim dokumentacioni. | |||
31 | 8604 | 32/343 | Vlorë | PPV | 39.1 | 6,899 | 269,751 | 269,751 | Saktësim dokumentacioni. | |||
32 | 8604 | 32/345 | Vlorë | PPV | 49.6 | 6,899 | 342,190 | 342,190 | Saktësim dokumentacioni. | |||
33 | 8604 | 32/287 | Vlorë | Bp. Haskaj,Qani | 523.6 | 6,899 | 3,612,316 | 3,612,316 | Saktësim dokumentacioni. | |||
34 | 8604 | 32/311 | Vlorë | Bp. Çakerri ,Nukaj | 169 | 6,899 | 1,165,931 | 1,165,931 | Saktësim dokumentacioni. Hipotekuar në favor të fondit Ervis-En sh.p.k. | |||
35 | 8604 | 32/353 | Vlorë | PPV | 30 | 6,899 | 206,970 | 206,970 | Saktësim dokumentacioni. | |||
36 | 8604 | 32/351 | Vlorë | PPV | 24.2 | 6,899 | 166,956 | 166,956 | Saktësim dokumentacioni. | |||
37 | 8604 | 32/349 | Vlorë | PPV | 76.3 | 6,899 | 526,394 | 526,394 | Saktësim dokumentacioni. | |||
38 | 8604 | 32/347 | Vlorë | PPV | 178.5 | 6,899 | 1,231,472 | 1,231,472 | Saktësim dokumentacioni. | |||
39 | 8604 | 32/535 | Vlorë | Bp Hoxha, Jonuzaj | 222.3 | 6,899 | 1,533,648 | 1,533,648 | Saktësim dokumentacioni. Mbi këtë pasuri ndodhet pasuria 32/67-nd. | |||
40 | 8604 | 32/65 | Vlorë | Nazo Çelaj | 36.4 | 6,899 | 251,124 | 107.0 | 46,892.77 | 5,017,526 | 5,268,650 | Konfirmuar nga ZVRPP-ja Vlorë. |
41 | 8604 | 32/55 | Vlorë | Posedohet nga Qemal Mustafai | 21.7 | 6,899 | 149,708 | 149,708 | Saktësim dokumentacioni. | |||
42 | 8604 | 32/54 | Vlorë | PPV | 3.3 | 6,899 | 22,767 | 22,767 | Saktësim dokumentacioni. | |||
43 | 8604 | 32/59 | Vlorë | Bastri Memishaj | 216.5 | 6,899 | 1,493,634 | 120.0 | 46,892.77 | 5,627,132 | 7,120,766 | Konfirmuar nga ZVRPP-ja Vlorë. |
44 | 8604 | 32/53 | Vlorë | Bp. Rustemi | 46 | 6,899 | 317,354 | 317,354 | Saktësim dokumentacioni. | |||
45 | 8604 | 32/42+1-1 | Vlorë | Isa Hyseni | 68 | 53791.77 | 3657840.36 | 3,657,840.36 | Konfirmuar nga ZVRPP-ja Vlorë. Hipotekuar në favor të fondit Besa sh.p.k. | |||
46 | 8604 | 32/42+1-3 | Vlorë | Bp Hitaj | 35 | 53791.77 | 1882711.95 | 1,882,711.95 | Konfirmuar nga ZVRPP-ja Vlorë. | |||
47 | 8604 | 32/42+1-2 | Vlorë | Bp. Miti | 78 | 53791.77 | 4,195,758.06 | 4,195,758.06 | Konfirmuar nga ZVRPP-ja Vlorë. Rivlerësim pasurie, vlera 6 587 520 lekë. | |||
48 | 8604 | 32/42+1-4 | Vlorë | Figali Xholi, Kosta Xholi, Miltiadh Xholi | 44 | 53,791.77 | 2,366,837.88 | 2,366,837.88 | Konfirmuar nga ZVRPP-ja Vlorë. | |||
Vlera totale | 115,886,616 |