Publikuar më: 10/10/2023

VENDIM Nr. 564, datë 4.10.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION I GODINAVE TË SPITALIT ‘SHENJTA MARI’ DHE DREJTORIA E SHËNDETIT PUBLIK (ISH-SPITALI INFEKTIV), NJËSIA ADMINISTRATIVE RRËSHEN”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i godinave të spitalit ‘Shenjta Mari’ dhe Drejtoria e Shëndetit Publik (ish-Spitali Infektiv), njësia administrative Rrëshen”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Mirditë.
  3. Pronari i pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 890 257 (tetëqind e nëntëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e shtatë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 890 257 (tetëqind e nëntëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e shtatë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Mirditë.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronari i pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
  8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Mirditë.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Mirditë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Mirditë për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Mirditë për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Mirditë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Mirditë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘RIKONSTRUKSIONI I GODINAVE TË SPITALIT ‘SHENJTA MARI’ DHE DREJTORIA E SHËNDETIT PUBLIK (ISH- SPITALI INFEKTIV), NJËSIA ADMINISTRATIVE RRËSHEN’”

 

Nr. PRONARI TË DHËNAT KADASTRALE   Adresa Shënime (kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.)
Truall Ndërtesë Vlera totale (lek)
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose qyteti Zona kadastrale Numri i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale (m2) Arë (m2) Truall (m2) Ndërtesë (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lek) Sipërfaqja (m2) Vlera e preventivit (lek)
 1  Mrikë Gjon Përgega  Rrëshen 3224 3/35  Godinë 54  – 54 54  6 127 54 2,351 126,954 54 763,303.0 890,257.00  Rrëshen  Nuk ka