Publikuar më: 10/10/2023
VENDIM Nr. 565, datë 4.10.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE TË NJËSISË ADMINISTRATIVE PERONDI, FSHATI TAPI, KUÇOVË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i varrezave publike të njësisë administrative Perondi, fshati Tapi, Kuçovë”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Kuçovë.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 673 696 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 673 696 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekësh, përballohet nga Bashkia Kuçovë.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Kuçovë.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Kuçovë.
- Bashkia Kuçovë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Kuçovë.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kuçovë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Kuçovë
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Kuçovë.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Kuçovë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kuçovë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE TË TË CILËVE SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK, NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE TË NJËSISË ADMINISTRATIVE PERONDI, FSHATI TAPI, KUÇOVË”
Nr. | PRONARI | TË DHËNA KADASTRALE | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM | SHËNIME (kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.) | |||||||||||||||
ARË | Vlerat e kulturave bujqësore dhe drufrutore sipas proces-verbalit të Drejtorisë së Bujqësisë | VLERA TOTALE (lek) | |||||||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Fshati ose qyteti | Z. kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sipërfaqja totale | Arë (m2) | Volumi | Faqe | Sipërfaqja | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | Vlera e kulturave bujqësore (lek) | Vlera e drufrutorëve
(lek) |
||||
1 | Bektash | Yzeir | Troka | Tapi | 3561 | 1280/55 | Arë | 560 | 560 | 4 | 21 | 560 | 311 | 174 160 | 120 000 | 294 160 | Konfirmuar nga ASHK-ja | ||
2 | Behar | Yzeir | Troka | Tapi | 3561 | 1280/53 | Arë | 472 | 472 | 4 | 19 | 472 | 311 | 146 792 | 146 792 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
3 | Nebi | Yzeir | Troka | Tapi | 3561 | 1280/56 | Arë | 560 | 560 | 4 | 22 | 560 | 311 | 174 160 | 58584 | 232 744 | Konfirmuar nga ASHK-ja | ||
Nazire | Jonus | Troka | Tapi | ||||||||||||||||
673 696 | |||||||||||||||||||