Publikuar më: 10/10/2023

VENDIM Nr. 566, datë 4.10.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI TERRITORIAL I VARREZAVE TË FSHATIT XHAFZOTAJ”, BASHKIA SHIJAK

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të  ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Zgjerimi territorial i varrezave të fshatit Xhafzotaj”, Bashkia Shijak.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Shijak.
  3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 847 500 (tetëqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 847 500 (tetëqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind) lekësh, përballohet nga Bashkia Shijak.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Shijak.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Shijak.
  8. Bashkia Shijak kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Shijak.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Shijak, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shijak për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shijak për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Shijak, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Shijak, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE TË TË CILËVE SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK, NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI TERRITORIAL I VARREZAVE TË FSHATIT XHAFZOTAJ”, BASHKIA SHIJAK

 

Nr. rendor PRONARI TË DHËNAT KADASTRALE

(SIPAS KARTELËS SË PASURISË)

TË DHËNAT PËR SHPRONËSIM SHËNIME
Arë VLERA TOTALE (lek)
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose qyteti Zona kadastrale Numri i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja Totale Arë (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lek)
1 Gani Hasan Nderjaku Xhafzotaj 3852 110/48 Arë 2500 2500 0 0 2500 339 847,500 847,500 Konfirmuar nga ASHK-ja
VLERA TOTALE 847,500