Publikuar më: 10/10/2023
VENDIM Nr. 567, datë 4.10.2023 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 300, DATË 11.5.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZBATIMI I PROJEKTIT ‘SISTEMIM RRUGËSH, BLLOKU TE STADIUMI, POGRADEC’”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Në tabelën bashkëlidhur vendimit nr. 300, datë 11.5.2022, të Këshillit të Ministrave, numri i pasurisë 1/338, ZK 8581, në numrin rendor 1 të tabelës, zëvendësohet me numrin e pasurisë 1/388.
- Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Bashkia Pogradec.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Bashkia Pogradec, si dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Pogradec, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama