Publikuar më: 31/10/2023
VENDIM Nr. 587, datë 18.10.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI RRUGA ‘APULIA’ (PARALEL ME LINJËN HEKURUDHORE–PLAZH), BASHKIA DURRËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni rruga ‘Apulia’ (paralel me linjën hekurudhore–plazh), Bashkia Durrës”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Durrës.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 21 411 719.6 (njëzet e një milionë e katërqind e njëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë pikë gjashtë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 21 411 719.6 (njëzet e një milionë e katërqind e njëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë pikë gjashtë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Durrës.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Durrës.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Durrës.
- Bashkia Durrës kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Durrës.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Durrës.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Durrës.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
LISTA E PRONAVE QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK NGA REALIZIMI I PROJEKTIT:
“RIKONSTRUKSIONI RRUGA ‘APULIA’ (PARALEL ME LINJËN HEKURUDHORE–PLAZH), BASHKIA DURRËS
Nr. | Pronari | Të dhënat kadastrale (sipas kartelës së pasurisë) | Vlerësimet për shpronësim sipas llojit të pasurisë | Shënime | ||||||||||||
Shpronësim tokë “truall” | ||||||||||||||||
Emër | Atësi | Mbiemër | ZK | Nr. i pas | Lloji i pasurisë | Sip. totale | Truall | Ndërtesë | Volum | Faqe | Sip. (m²) | Çmimi (lek/m²) | Vlera (lekë) | |||
1 | Lejla | Teufik | Haznedari | 8518 | 48/14 | Truall | 1967 | 1967 | 17 | 190 | 404 | 19336 | 7811744 | Konfirmuar nga ASHK-ja. Titulli i pronësisë së kësaj pasurie përfshin edhe pasurinë nr. 48/47, vol. 78, f. 98, e cila është kufizuar për mbivendosje me dok. noterial nr. 910/508, datë 1.3.2017, pajiset me certifikatë pronësie për pjesën e lirë me sip. 1967, me ref. 31065. | ||
Violeta | Teufik | Manushi | ||||||||||||||
Hasan | Teufik | Kalatsi | ||||||||||||||
Klebeta | Sabri | Kalatsi | ||||||||||||||
Denada | Sabri | Negollari | ||||||||||||||
2 | Arianita | Gezim | Hasa | 8518 | 48/20 | Truall | 3870 | 3870 | 45 | 155 | 214 | 19336 | 4137904 | Konfirmuar nga ASHK-ja D- Mbi këtë truall ngrihet ndërtesa nr. 48/9/nd., vol. 127, f. 188. | ||
Bujare | Hasa | |||||||||||||||
Fatmir | Hasa | |||||||||||||||
Kujtim | Hasa | |||||||||||||||
Mynyre | Hasa | |||||||||||||||
Neta | Hasa | |||||||||||||||
Teuta | Starova | |||||||||||||||
Tomorr | Hasa | |||||||||||||||
3 | Drita | Paja | 8518 | 48/51 | Truall | 300 | 300 | 78 | 90 | 6.1 | 19336 | 117949.6 | Konfirmuar nga ASHK-ja E- 00080 datë regj. 10.10.2012. Kufizohen veprimet deri në plotësimin e dok. tekniko-ligjor. | |||
4 | Kimete | Gjoka | 8518 | 48/19 | Truall | 1065 | 1065 | 44 | 229 | 415 | 19336 | 8024440 | Konfirmuar nga ASHK=-ja D-Mbi këtë truall ndodhet ndërtesa vol. 132, f. 154. | |||
Dhurata | Magjistari | |||||||||||||||
Silvana | Leka | |||||||||||||||
Maksim | Haxhiu | |||||||||||||||
Merushe | Haxhiu | |||||||||||||||
Fellenza | Koçi | |||||||||||||||
Lumturi | Xhabija | |||||||||||||||
Xheni | Agovi | |||||||||||||||
Miguel | Magjistari | |||||||||||||||
Elin | Magjistari | |||||||||||||||
Martin | Magjistari | |||||||||||||||
David | Leka | |||||||||||||||
5 | Kimete | Gjoka | 8518 | 48/13 | Truall | 1200 | 1200 | 12 | 137 | 57 | 19336 | 1102152 | Konfirmuar nga ASHK-ja. D- mbi këtë truall ndodhet ndërtesa me nr. 48/92/nd., vol. 121, f. 197, në pronësi të Tahir Sharka me leje legalizimi. | |||
Dhurata | Magjistari | |||||||||||||||
Martin | Magjistari | |||||||||||||||
Elin | Magjistari | |||||||||||||||
Silvana | Leka | |||||||||||||||
David | Leka | |||||||||||||||
Maksim | Haxhiu | |||||||||||||||
Merushe | Haxhiu | |||||||||||||||
Fellenza | Koçi | |||||||||||||||
Lumturi | Xhabija | |||||||||||||||
Xheni | Agovi | |||||||||||||||
miguel | Magjistari | |||||||||||||||
6 | Erton | Fuat | Çafaj | 8518 | 43/225 | Truall | 345 | 345 | 136 | 43 | 11.25 | 19336 | 217530 | Konfirmuar nga ASHK-ja D- U krye RVP datë 21.2.2020, për vlerën 6.670.920 lekë. | ||
Emirjona | Nuri | Selimi | ||||||||||||||
Vlera totale | 21,411,719.60 |