Publikuar më: 31/10/2023

VENDIM Nr. 588, datë 18.10.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “QENDRA SHËNDETËSORE DROBONIK”, BASHKIA BERAT

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Qendra Shëndetësore Drobonik”, Bashkia Berat.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Berat.
  3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 24 360 (njëzet e katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 24 360 (njëzet e katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekësh, përballohet nga Bashkia Berat.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Berat
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Berat.
  8. Bashkia Berat kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Berat.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Berat për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Berat për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Berat, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Berat, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

 

 

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE E TË CILËVE SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “QENDRA SHËNDETËSORE DROBONIK”, BASHKIA BERAT

 

Nr. rendor TË DHËNAT E PRONARIT TË DHËNAT KADASTRALE TË DHËNAT PËR SHPRONËSIM ADRESA Shënime
Emër/Atësi/Mbiemër Zona kadastrale Nr. i pasurisë Siperfaqja totale  (m2) Zëri kadastral Volumi Faqe Sipërfaqja për shpronësim truall (m2) Çmimi në lek (m2) Vlera totale në lek Bashkia
1 Afrim Yzedin Braushi 1559 53/98 220 Truall 8 68 120 203 24,360.00 Berat Konfirmuar nga ASHK-ja
Vlera totale 24,360.00