Publikuar më: 13/12/2023

VENDIM Nr. 619, datë 1.11.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I LUMIT GJANICË, FAZA II, SEGMENTI NGA ISH-URA ME SHKALLË DERI TEK URA E SHEQIT”, FIER

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i lumit Gjanicë, faza II, segmenti nga ish-Ura me Shkallë deri tek Ura e Sheqit”, Fier.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Fier.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 64 006 655 (gjashtëdhjetë e katër milionë e gjashtë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 64 006 655 (gjashtëdhjetë e katër milionë e gjashtë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Fier.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
  8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Fier.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Fier, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimi i aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Fier, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Fier, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

LISTA EMËRORE  E  PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT  “REHABILITIMI I LUMIT GJANICA, FAZA II, SEGMENTI NGA ISH-URA ME SHKALLË DERI TEK URA E SHEQIT”, FIER

 

Nr. Emër Atësia Mbiemër  Zona kad. Nr. pas. Sip. totale e pasurisë (m2) Sip. e objektit të banimit (m2) Sip. e truallit (m2) Sip. e objektit të shërbimit (m2) Çmimi objektit të banimit (l/m2)  Çmimi i truallit (l/m2)  Vlera e objektit të shërbimit sipas situacionit (lek)  Vlera e objektit të banimit (lek)  Vlera e truallit (lek) Vlera totale e truallit, objektit të banimit dhe shërbimit (lek) Konfirmuar nga ZVRPP-ja
1 Gezim Meçe 8532 6/666 550   550     12458   6,851,900 6,851,900 Me certifikatë pronësie
2 Lumturi Hamdi Meçe, Genci Xhevat Meçe, Ermira Xhevat Malasi 8532 6/667 34   34     12458   423,572 423,572 Me certifikatë pronësie
3 Klanda Lena dhe Irena Skëndaj 8532 6/552 300   300     12458   3,737,400 3,737,400 Me certifikatë pronësie
4 Merushe Gjoedeshi,Artur Sabri Gjojdeshi, Neritan Gjojdeshi, Flora Sabri Gjojdeshi, Natasha Sabri Gjojdeshi, Arben Sabri Gjojdeshi 8532 6/253 300   300     12458   3,737,400 3,737,400 Me certifikatë pronësie
5 Olimbi Kilo Gjeçi, Niko Kilo Gjeçi, Kozma Kilo Gjeçi, Afroviti Kilo Gjeçi, Parashqevi Kilo Gjeçi, Vllasji Kilo Gjeçi, Dhori Kilo Gjeçi, Foto Kilo Gjeçi, Grigor Kilo Gjeçi. 8532 6/548 1300   346     12458   4,310,468 4,310,468 Me certifikatë pronësie
6 Elis Kuçi dhe Blerina Kuçi 8532 13/203 414   80.2     12458   999,132 999,132 Me certifikatë pronësie
7 Vjollca Breca dhe Luan Breca 8532 13/202 413   62.6     12458     779,871  779,871 Me certifikatë pronësie
8 Isa Dobra 8532 13/201 413   71.3     12458   888,255 888,255 Me certifikatë pronësie
9 Bashkim Rakipaj 8531 1/206 300 105.7 194.3   52,062 12458   5,502,929 2,420,589 7,923,518 Me certifikatë pronësie
10 Agim Kamberaj 8531 1/199 170   170     12458    2,117,860  2,117,860 Me certifikatë pronësie
11 Nuri Sako 8532 6/48 1260   355.8     12458   4,432,556 4,432,556 Me certifikatë pronësie
12 Kristaq Goga, Dhoksie Goga, Niko Goga, Eglantina Goga 8531 1/529-ND 0 315.5     52,061.77      16,425,488   16,425,488 Me certifikatë pronësie
13 Faslli Lika, Xhevdet Lika 8531 1/133 500.14   500.14     12458   6,230,744  6,230,744 Me certifikatë pronësie
14 Vitori Beta, Arben Beta, Arjan Beta, Alketa Beta 8531 1/133-ND 0 130.0     52,061.77     5,148,490  – 5,148,490 Me certifikatë pronësie
SHUMA TOTALE 64,006,655  
Vlerësimi i tokës truall është llogaritur bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.
Vlerësimi i objekteve të banimit është bërë me çmimin mesatar të shitblerjeve për tre muajt e fundit, referuar shkresës nr. 8732/3 prot., datë 28.10.2020, të Agjencisë Shtetërorë të Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier. Vlerësimi i pasurisë “objekt shërbimi”, është bërë sipas VKM-së nr. 138, datë 23.3.2000 ,i ndryshuar