Publikuar më: 13/12/2023

VENDIM Nr. 643, datë 22.11.2023 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 144, DATË 22.2.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘RIKUALIFIKIMI URBAN I QYTETIT TË PUKËS’”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Në vendimin nr. 144, datë 22.2.2017, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
  2. Në pikat 3 dhe 4, vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 98 969 835 (nëntëdhjetë e tetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë) lekësh zëvendësohet me vlerën prej 69 155 766.4 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pikë katër) lekësh.
  3. Tabelës bashkëlidhur vendimit i shtohet numri rendor 19 me të dhënat sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  4. Shpenzimet procedurale shtesë të këtij vendimi, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Bashkisë Pukë.

III. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Bashkia Pukë, si dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Pukë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

LISTA EMËRORE E PRONARIT, PASURIA E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, E TË CILIT PREKET NGA DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 144, DATË 22.2.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘RIKUALIFIKIMI URBAN I QYTETIT TË PUKËS’”

Lloji i pasurisë së paluajtshme që shpronësohet: “Ndërtesë”
Nr. TË DHËNAT E PRONËS
Emri Atësia Mbiemri Zona kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sip. totale e objektit të shpronësuar m2 Sip. që shpronësohet e objektit m² Vlera e objektit me situacion lekë Shënime
19 Gezim Mustaf Kurtalia 3069 1/422-N Njësi 54.72 54.72 1,528,477 Konfirmuar nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore Pukë
Sipërfaqe totale shpronësimi m2 54.72
Vlera totale e shpronësimit në lekë 1,528,477

Shënime 1. Për objektin e llojit “njësi”, vlerësimi është bërë sipas VKM-së nr. 138, datë 23.3.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, i ndryshuar.