Publikuar më: 05/05/2023

VENDIM Nr. 66, datë 8.2.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIVITALIZIM I RRUGËS ‘ANDON PROFKA’ DHE HAPËSIRAVE PËRRETH SAJ, FIER”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rivitalizim i rrugës ‘Andon Profka’ dhe hapësirave përreth saj, Fier”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Fier.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “njësi shërbimi”, me një vlerë të përgjithshme prej 6 728 917.2 (gjashtë milionë e shtatëqind e njëzet e tetë mijë e nëntëqind e shtatëmbëdhjetë pikë dy) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 6 728 917.2 (gjashtë milionë e shtatëqind e njëzet e tetë mijë e nëntëqind e shtatëmbëdhjetë pikë dy) lekësh, përballohet nga Bashkia Fier.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Fier.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Fier.
  8. Bashkia Fier kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Fier.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe të regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Fier për pasuritë e shpronësuara.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Fier.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Bashkia Fier, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

 

LISTA EMËRORE E PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË SHPRONËSOHEN NGA REALIZIMI I

PROJEKTIT “RIVITALIZIM I RRUGËS ‘ANDON PROFKA’ DHE HAPËSIRAVE PËRRETH SAJ, FIER”

Nr. EMËR ATËSIA MBIEMËR  Zona kad. Nr. i pas. Sip. e truallit (m2) Sip. e objektit të shërbimit (m2) Lloji i pasurisë  Çmimi i truallit (l/m2)  Vlera e objektit të shërbimit sipas situacionit (lekë)  Vlera e truallit (lekë) Vlera totale e truallit dhe objektit shërbimit (lekë) KONFIRMIM ZVRPP
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
1 GEZIM MALO MUHAJ 8534 4/59 13.2   truall 12,893   170,187.60 170,187.60 ME CERTIFIKATË PRONËSIE
2 DARVIN XHEMAL LLOSHI 8534 4/115 7.6   truall  12,893   97,986.80 97,986.80 ME CERTIFIKATË PRONËSIE
3 ENVER XHEMAL LLOSHI 8534 4/21 14.6   truall 12,893    188,237.80 188,237.80 ME CERTIFIKATË PRONËSIE
4 SULEJMAN BARJAM DINE 8534 5/201-ND 47 47 truall +njësi 12,893 1,519,465 605,971.00 2,125,436.00 ME CERTIFIKATË PRONËSIE
5 REXHEP SULA; 8534 5/163-N2 50   truall  12,893  644,650.00 644,650.00 ME CERTIFIKATË PRONËSIE
LATIF BEHAR SAKAJ 8534 5/163-B1
FESTIM HAMITAJ 8534 5/163-N1
5 REXHEP SULA; 8534 5/163-N2   42 njësi   1,210,398   1,210,398.00 ME CERTIFIKATË PRONËSIE
6 LATIF BEHAR SAKAJ 8534 5/163-B1   34.4 bodrum   991,372   991,372.00 ME CERTIFIKATË PRONËSIE
7 FESTIM HAMITAJ 8534 5/163-N1   42 njësi   1,210,398   1,210,398.00 ME CERTIFIKATË PRONËSIE
8 Novruz Teki Zylalaj Donald Teki Zylalaj Qemal Teki Zylalaj 8534 4/24+1-1; 4/24+1-2; 4/24+1-3; 7   truall 12,893    90,251.00 90,251.00 ME CERTIFIKATË PRONËSIE
 Vlera totale 6,728,917.20

Shënime.

  1. Për tokën “truall”, çmimi i llogaritur është marrë nga vendimi nr. 89, datë 3.2.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.

2. Për pasuritë e llojit “ndërtesë me funksion “njësi” është bërë sipas VKM nr. 138, datë 23.03.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, i ndryshuar,