Publikuar më: 13/12/2023
VENDIM Nr. 695, datë 6.12.2023 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 125, DATË 3.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTEVE ‘REHABILITIMI I LUMIT GJANICË’, ‘RIKONCEPTIMI I QENDRËS SË QYTETIT’ DHE ‘NDËRTIMI I STADIUMIT TË LOJËRAVE ME DORË’, FIER”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Në vendimin nr. 125, datë 3.3.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
- a) Në pikën 3, vlera “…124 395 382 (njëqind e njëzet e katër milionë e treqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e treqind e tetëdhjetë e dy) lekë …” zëvendësohet me “…132 334 474 (njëqind e tridhjetë e dy milionë e treqind e tridhjetë e katër mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër) lekë …”;
- b) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 132 334 474 (njëqind e tridhjetë e dy milionë e treqind e tridhjetë e katër mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër) lekësh të përballohet:
- a) 27 088 361 (njëzet e shtatë milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë, nga buxheti i Bashkisë Fier;
- b) 97 307 021 (nëntëdhjetë e shtatë milionë e treqind e shtatë mijë e njëzet e një) lekë, nga shpenzimet e miratuara në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm” të programit “Planifikimi urban” në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2022;
- c) 7 939 092 (shtatë milionë e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e nëntëdhjetë e dy) lekë, nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.”.
- c) Të dhënat e pasurive me nr. 11/18, nr. 11/318, nr. 1/122 ND + 11/12, nr. 11/37+1-1, nr. 11/37+1-2, zona kadastrale 8531, që përkojnë me nënndarjet me numrat rendorë 16, 17, 18, 21 dhe 22, si dhe të dhënat e nënndarjes “shuma totale”, të tabelës bashkëlidhur vendimit, zëvendësohen me të dhënat e tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
- Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Bashkia Fier.
- Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Fier, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, si dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
TABELA PËR NDRYSHIMIN E TË DHËNAVE NË LISTËN EMËRORE TË PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN, BASHKËLIDHUR VENDIMIT NR. 125, DATË 3.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTEVE ‘REHABILITIMI I LUMIT GJANICË’, ‘RIKONCEPTIMI I QENDRËS SË QYTETIT’ DHE ‘NDËRTIMI I STADIUMIT TË LOJËRAVE ME DORË’, FIER”
Nr. | Nr. rendor në VKM-në nr. 125, datë 3.3.2021 | Emër Atësi Mbiemër | Zona kadastrale | Nr. pasurie | Sipërfaqe shpronësimi | Çmimi | Vlera e tokës truall (lek) | Vlera e banesës (leë) | Vlera e objektit të shërbimit në (leë) | Vlera totale (lek) | SHËNIME | |||
Tokë truall (m2) | Sip. banimi (m2) | Sip. e objektit të shërbimit (m2) | Tokë truall (m2) | Banesë/ m2 | ||||||||||
1 | 16 | Sami Bajram Kanaj | 8531 | 11/18 | 445.7 | 260 | 12458 | 52,062 | 5,552,531 | 13,536,060 | 19,088,590.80 | Konfirmuar nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore Fier. | ||
2 | 17 | Kadri Bajram Kanaj | 8531 | 11/318 | 314.1 | 252.8 | 12458 | 52,062 | 3,913,058 | 13,161,215 | 17,074,273.26 | Konfirmuar nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore Fier. | ||
3 | 18 | Fatmir Faslli Mylka | 8531 | 11/122 ND+11/122 | 380 | 120 | 12458 | 52,062 | 4,734,040 | 6,247,412 | 10,981,452.40 | Konfirmuar nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore Fier. Sipas shkresës së ASHK Fier, datë 7.2.2022, protokolluar në Bashkinë Fier me nr. 1305, datë 15.2.2022. Kjo pasuri është e llojit “truall” dhe është certifikuar me sipërfaqe 500 m2, data e lëshimit të certifikatës 16.2.2021. | ||
4 | 21 | Ferik Idriz Shabanaj, Bele Imer Shabanaj | 8531 | 11/37+1-1 | 18.94 | 52.56 | 12458 | 52,062 | 235,955 | 2,736,367 | 2,972,321.15 | Konfirmuar nga ASHK, Drejtoria Vendore Fier. Sipas kartelës të datës 30.5.2022, kjo pasuri ka sipërfaqe truall prej 71.5 m2. | ||
5 | 22 | Arben Refat Laze, Fatbardha Suri Laze | 8531 | 11/37+1-2 | 18.9 | 61.02 | 12458 | 52,062 | 235,456 | 3,176,809 | 3,412,265.41 | Konfirmuar nga ASHK, Drejtoria Vendore Fier. Sipas kartelës së pasurisë datë 30.5.2022, kjo pasuri ka sipërfaqe truall prej 79.92 m2. | ||
VLERA TOTALE | 132 334 474 | |||||||||||||
* Efekti financiar shtesë në VKM-në nr. 125, datë 3.3.2021 është 7,939,092 lekë. |