Publikuar më: 08/01/2024
VENDIM Nr. 719, datë 13.12.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, NË FUNKSION TË PROCESIT TË RINDËRTIMIT, NË ZONËN E RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR. 11, UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS, BASHKIA TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar; të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr. 97/2019; dhe të vendimit nr. 7, datë 6.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për kushtet dhe procedurat për shpronësimet dhe/ose shkëmbimin e pronës për interes publik në funksion të procesit të rindërtimit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, në funksion të procesit të rindërtimit, në zonën e re për zhvillim në Njësinë Administrative nr. 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, në vlerën prej 133 968 072.50 (njëqind e tridhjetë e tre milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e shtatëdhjetë e dy pikë pesëdhjetë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e kompensimit, prej 133 968 072.50 (njëqind e tridhjetë e tre milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e shtatëdhjetë e dy pikë pesëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
- Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
- Pronarët e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur certifikatën e pronësisë origjinale ose dublikat, kartelën e pasurisë të rifreskuar, si dhe hartën treguese të regjistrimit pranë Bashkisë Tiranë.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Bashkia Tiranë kryen likuidimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të shpronësuar, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
- Afati i kryerjes së shpronësimit në vlerë monetare do të jetë momenti i fillimit të realizimit të projektit.
- Bashkia Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, i kërkon Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të kryejë regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë të pasurive, pronë private, të shpronësuara, sipas legjislacionit në fuqi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasuritë e shpronësuara.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË SHPRONËSOHEN, PËR INTERES PUBLIK, NË FUNKSION TË RINDËRTIMIT, NË ZONËN E RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR. 11, UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS, BASHKIA TIRANË
Nr. | PRONARI | TË DHËNAT (mbi pasurinë sipas ASHK-së) | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM DHE/OSE KOMPENSIM SIPAS LLOJIT TË PASURISË | Vlera totale (leke)
Kompensim në vlerë |
Konfirmuar/shënime | |||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | ZK | Nr. i pas | Lloji i pas. | Sip. truall/arë totale m2 | Shpronësim tokë “truall” | |||||||
Sip. e prekur
(m2) |
Çmimi (lek/m2) | Vlera
(lekë) |
||||||||||||
Konfirmuar nga ASHK-ja | Shënime në kartelë | |||||||||||||
PRONË PRIVATE | ||||||||||||||
1 | Nysret Sait | Haki | Haxhija Fani | 8320 | 1/136 | Truall | 2,336.0 | 2,336.0 | 22,985.0 | 53,692,960.00 | 53,692,960.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja | ||
2 | Sait | Haki | Fani | 8320 | 1/162 | Truall | 1,712.0 | 1,712.0 | 22,985.0 | 39,350,320.00 | 39,350,320.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja | ||
4 | Diana Robert Genc Juliana | Aleksandër Aleksandër | Hoxha Dako Ruli Mosi | 8320 | 1/610 | Truall | 1,392.0 | 1,392.0 | 22,985.0 | 31,995,120.00 | 31,995,120.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja | NR. 00003519, 18.04.2019, emërtimi: INSK.2245, datë 27.12.2007. | |
5 | Jani | Syrja | Gjikopulli | 8320 | 1/134 | Truall | 1,100.0 | 184.00 | 22,985.0 | 4,229,240.00 | 4,229,240.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja | ||
6 | Sofo | Mano | Limaj | 8320 | 1/637 | Truall | 300.0 | 49.5 | 22,985.0 | 1,137,757.50 | 1,137,757.50 | Konfirmuar nga ASHK-ja | Bllokohet në favor të NBG sh.a. | |
7 | Sofo | Mano | Limaj | 8320 | 1/638 | Truall | 1,522.0 | 155.00 | 22,985.0 | 3,562,675.00 | 3,562,675.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja | Pasuria bllokohet në favor të Intesa San Paolo Bank Albania sh.a. për shumën 125.000 euro | |
Vlera totale (lekë) Kompensim në vlerë | 8,362.0 | 5,828.5 | 133,968,072.50 |