Publikuar më: 08/01/2024

VENDIM Nr. 749, datë 20.12.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I PËRROIT, LUSHNJË, DHE RIKUALIFIKIMI URBAN I ZONAVE RRETH TIJ”, BASHKIA LUSHNJË

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i përroit, Lushnjë, dhe rikualifikimi urban i zonave rreth tij”, Bashkia Lushnjë.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Lushnjë.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 5 834 380.9 (pesë milionë e tetëqind e tridhjetë e katër mijë e treqind e tetëdhjetë pikë nëntë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 5 834 380.9 (pesë milionë e tetëqind e tridhjetë e katër mijë e treqind e tetëdhjetë pikë nëntë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletore Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Lushnjë.
  8. Bashkia Lushnjë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Lushnjë.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Lushnjë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron kalimin e pronësisë në favor të Bashkisë Lushnjë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Lushnjë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË TË CILËVE SHPRONËSOHEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT PËR SHPRONËSIM PËR INTERES PUBLIK, “REHABILITIMI I PËRROIT LUSHNJË DHE RIKUALIFIKIMI URBAN I ZONAVE RRETH TIJ”, BASHKIA LUSHNJË

 

NR. PRONARI TË DHËNA KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM SHËNIME (D+E) (kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.)
TRUALL VLERA TOTALE (lek)
EMRI ATËSIA MBIEMRI Fshati ose qyteti Zona kadastrale Nr. pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale Truall (m2) Ndërtesë (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lek)
1 FLAMUR SULEJMAN TAULLAI

SUZANA VANGJEL TAULLAI

LUSHNJË 8572 19/36 TRUALL 260 260 112.5 28 41 22.4 8954 200569.6 200569.6 Konfirmuar nga ASHK-ja Në favor të Banka Credins. Sqarim. Nga shpronësimi preken pasuritë pronë private të llojit “truall”, sipas shkresës së Bashkisë Lushnjë nr. 1105 prot., datë 8.2.2023, bashkëlidhur kërkesës për shpronësim nr. 1355 prot., datë 15.2.2023.
2 AGRON RAMAZAN SHEFA LUSHNJË 8572 19/6 TRUALL 200 200 50 18 131 45.6 8954 408302.4 408302.4 Konfirmuar nga ASHK-ja Sqarim. Nga shpronësimi preken pasuritë pronë private të llojit “truall”, sipas shkresës së Bashkisë Lushnjë nr. 1105 prot., datë 8.2.2023, bashkëlidhur kërkesës për shpronësim nr. 1355 prot., datë 15.2.2023.
3 GENTIAN XHEVIT TAULLAI LUSHNJË 8572 19/37 TRUALL 200 200 108 28 94 1.4 8954 12535.6 12535.6 Konfirmuar nga ASHK-ja Sqarim. Nga shpronësimi preken pasuritë pronë private të llojit “truall”, sipas shkresës së Bashkisë Lushnjë nr. 1105 prot., datë 8.2.2023, bashkëlidhur kërkesës për shpronësim nr. 1355 prot., datë 15.2.2023.
4 PERPARIM VAIT BASHLLARI

MIRANDA AVDULLA BASHLLARI

LUSHNJË 8572 19/33 TRUALL 266.9 266.9 191.64 26 114 32 8954 286528 286528 Konfirmuar nga ASHK-ja Sqarim. Nga shpronësimi preken pasuritë pronë private të llojit “truall”, sipas shkresës së Bashkisë Lushnjë nr. 1105 prot., datë 8.2.2023, bashkëlidhur kërkesës për shpronësim nr. 1355 prot., datë 15.2.2023.
5 MARKU PETRO DIMASHI LUSHNJË 8572 5/3 TRUALL 380 380 105 12 10 47.5 8954 425315 425315 Konfirmuar nga ASHK-ja Sqarim. Nga shpronësimi preken pasuritë pronë private të llojit “truall”, sipas shkresës së Bashkisë Lushnjë nr. 1105 prot., datë 8.2.2023, bashkëlidhur kërkesës për shpronësim nr. 1355 prot., datë 15.2.2023.
6 ALFRED JANI LALA

ALMA DALIP LALA

VLADIMIR JANI LALA

ROZETA NDONI LALA

MAKSIM JANI LALA

ANILA THOMA LALA

LUSHNJË 8572 4/146 TRUALL 240 240 141     54 8954 483,516 483,516 Konfirmuar nga ASHK-ja Sqarim. Nga shpronësimi preken pasuritë pronë private të llojit “truall”, sipas shkresës së Bashkisë Lushnjë nr. 1105 prot., datë 8.2.2023, bashkëlidhur kërkesës për shpronësim nr. 1355 prot., datë 15.2.2023.
7 ASPASIA PETRAQ DUSHI LUSHNJË 8572 5/5 TRUALL 400 400 125     4 8954 35816 35816 Konfirmuar nga ASHK-ja Sqarim. Nga shpronësimi preken pasuritë pronë private të llojit “truall”, sipas shkresës së Bashkisë Lushnjë nr. 1105 prot., datë 8.2.2023, bashkëlidhur kërkesës për shpronësim nr. 1355 prot., datë 15.2.2023.
8 FERDINANT MUSA BANI

ALKETA MITI BANI

LUSHNJË 8572 5/4 TRUALL 260 260 115 13 222 37.8 8954 338461.2 338461.2 Konfirmuar nga ASHK-ja Sqarim. Nga shpronësimi preken pasuritë pronë private të llojit “truall”, sipas shkresës së Bashkisë Lushnjë nr. 1105 prot., datë 8.2.2023, bashkëlidhur kërkesës për shpronësim nr. 1355 prot., datë 15.2.2023.
9 LUSHE QEMAL SHURDHI LUSHNJË 8572 20/194 TRUALL 300 300 107.6 27 22 40 8954 358160 358160 Konfirmuar nga ASHK-ja Sqarim. Nga shpronësimi preken pasuritë pronë private të llojit “truall”, sipas shkresës së Bashkisë Lushnjë nr. 1105 prot., datë 8.2.2023, bashkëlidhur kërkesës për shpronësim nr. 1355 prot., datë 15.2.2023.
10 THEMI LEKSI PRIFTI LUSHNJË 8572 4/6 TRUALL 465 465 93.3 29 111 38.9 8954 348310.6 348310.6 Konfirmuar nga ASHK-ja Sqarim. Nga shpronësimi preken pasuritë pronë private të llojit “truall”, sipas shkresës së Bashkisë Lushnjë nr. 1105 prot., datë 8.2.2023, bashkëlidhur kërkesës për shpronësim nr. 1355 prot., datë 15.2.2023.
11 ANDON KOSTANDIN MËRTIKA LUSHNJË 8572 19/14 TRUALL 200 200 105 29 111 13 8954 116402 116402 Konfirmuar nga ASHK-ja Sqarim. Nga shpronësimi preken pasuritë pronë private të llojit “truall”, sipas shkresës së Bashkisë Lushnjë nr. 1105 prot., datë 8.2.2023, bashkëlidhur kërkesës për shpronësim nr. 1355 prot., datë 15.2.2023.
12 GËZIM FATMIR IDRIZI

DRITAN FATMIR IDRIZI

LUSHNJË 8571 11/168 TRUALL 503 503   17 7 245 9709 2378705 2378705 Konfirmuar nga ASHK-ja Sqarim. Nga shpronësimi preken pasuritë pronë private të llojit “truall”, sipas shkresës së Bashkisë Lushnjë nr. 1105 prot., datë 8.2.2023, bashkëlidhur kërkesës për shpronësim nr. 1355 prot., datë 15.2.2023.
13 GËZIM FATMIR IDRIZI

DRITAN FATMIR IDRIZI

LUSHNJË 8571 11/169 TRUALL 437 437 0 17 8 45.5 9709 441759.5 441759.5 Konfirmuar nga ASHK-ja Sqarim. Nga shpronësimi preken pasuritë pronë private të llojit “truall”, sipas shkresës së Bashkisë Lushnjë nr. 1105 prot., datë 8.2.2023, bashkëlidhur kërkesës për shpronësim nr. 1355 prot., datë 15.2.2023.
  VLERA TOTALE 5834380.9 5834380.9