Publikuar më: 21/12/2021
VENDIM Nr. 785, datë 15.12.2021
PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR. 736, DATË 20.10.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘SISTEMIMI I BLLOKUT TË BANIMIT NË LAGJEN ‘KONGRESI I LUSHNJËS’, PALLATI 31, TEK ISH-KINEMAJA’, LUSHNJË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 26, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shfuqizimin e vendimit nr. 736, datë 20.10.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin për interes publik të pronarit të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi projektit ‘Sistemimi i bllokut të banimit në lagjen ‘Kongresi i Lushnjës’, pallati 31, tek ish-Kinemaja’, Lushnjë”.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia Lushnjë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Lushnjë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Arben Ahmetaj