Publikuar më: 08/01/2024

VENDIM Nr. 798, datë 28.12.2023 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 699, DATË 5.10.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR ‘BY-PASS’ VLORË (SHTESA)”, TË NDRYSHUAR

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Në vendimin nr. 699, datë 5.10.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
  2. a) Paragrafi i fundit, i pikës 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“- ullishte, me sipërfaqe 6 536 (gjashtë mijë e pesëqind e tridhjetë e gjashtë) m2, me vlerë 1 176 264 (një milion e njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.”;

  1. b) Në pikën 4, shuma “254 371 689 (dyqind e pesëdhjetë e katër milionë e treqind e shtatëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekësh” zëvendësohet me “254 524 689 (dyqind e pesëdhjetë e katër milionë e pesëqind e njëzet e katër mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë” dhe shuma “234 237 718 (dyqind e tridhjetë e katër milionë e dyqind e tridhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tetëmbëdhjetë) lekë” zëvendësohet me “234 390 718 (dyqind e tridhjetë e katër milionë e treqind e nëntëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëmbëdhjetë) lekë”;
  2. c) Numri rendor 1, i tabelës së shtuar me vendimin nr. 38, datë 22.1.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet sipas të dhënave të tabelës bashkëlidhur këtij vendimi.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
  4. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
  6. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

 

 

 

 

 

 

 

Nr. rendor në VKM-në 38/2020 Pronari Zona kadastrale Numri i pasurisë Lloji i pasurisë Drufrutorë (ullishte) Vlera në lekë Sip. totale (m²) Sip. e shpronësimit Vlera (lek/m²) Vlera totale (lekë) Adresa Shënime
Emri Atësia Mbiemri Arë (m²) Ullishte (m²) Vresht (m²) Kullotë (m²) Pemëtore (m²) Pyll

 (m²)

1 Vero Selim  Harapaj 2074 160/20 Ullishte 153,000 4200               153,000 Bashkia Vlorë Konfirmuar nga ASHK Vlorë. Shpronësuar me VKM-në nr. 38, datë 22.1.2020, për 1520 m². Vlerësimi për pasurinë e llojit “ullishte”, është bërë me procesverbal në bazë të udhëzimit nr. 1, datë 5.10.2000, “Për kriteret teknike të përllogaritjes së vlerës së bimëve drufrutore që shpronësohen për interes publik, në rastet kur mungojnë treguesit e deklaruar të shitblerjes”.