Publikuar më: 05/05/2023
VENDIM Nr. 8, datë 11.1.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “STUDIM PROJEKTIM MBIKALIMI I FLLAKËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i hapësirave pranë kopshtit në fshatin Fushë, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Fier.
- Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 133 614 (një milion e njëqind e tridhjetë e tre mijë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 133 614 (një milion e njëqind e tridhjetë e tre mijë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, i pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Fier.
- Bashkia Fier kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Fier.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Fier për pasurinë e shpronësuar.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Fier.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Fier, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
LISTA EMËRORE E PRONARIT, PASURIA E PALUAJTSHME PRONË PRIVATE E TË CILIT PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I HAPËSIRAVE PRANË KOPSHTIT NË FSHATIN FUSHË, NJËSIA ADMINISTRATIVE TOPOJË”, BASHKIA FIER
Nr. | Emër mbiemër | Zona kadastrale | Nr. i pasurisë | Sip. e përgj. truallit (m²) | Sip. e prekur truallit (m²) | Çmimi për truallin (lekë / m²) | Vlera e truallit (lekë) | Sip. totale e ndërtesës me certifikatë (m²) | Sip. e prekur ndërtesës (m²) | Amortizimi (%) | Vlera e ndërtesës me preventiv (lekë) | Vlera e përgjith. (lekë) | Gjendja juridike e pasurisë |
1 | Ramazan Ismail Hoxha | 1655 | 73/20 | 142.41 | 142.41 | 362 | 51.552 | 142.41 | 142.41 | 60% | 1.082.062 | 1.133.614 | Konfirmim nga ZVRPP-ja me datë 8.11.2018, pajisur me certifikatë vërtetim pronësie datë 30.5.2005 |
Vlera totale | 1.133.614 |
Vlerësimi është bërë duke zbatuar VKM nr. 138, datë 23.3.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë për interes publik” dhe VKM nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e S