Publikuar më: 05/05/2023

VENDIM Nr. 8, datë 11.1.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “STUDIM PROJEKTIM MBIKALIMI I FLLAKËS”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Studim projektim Mbikalimi i Fllakës”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 43 411 546 (dyzet e tre milionë e katërqind e njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë) lekësh.
  4. Masa e shpërblimit për pronarët që shpronësohen është 43 411 546 (dyzet e tre milionë e katërqind e njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë) lekë dhe do të përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
  8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar për pasuritë e shpronësuara.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

 ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

LISTA EMËRORE PËRFUNDIMTARE E PRONARËVE, TË PASURIVE, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “STUDIM PROJEKTIM MBIKALIMI I FLLAKËS”

 

PRONARI TË DHËNAT (mbi pasurinë sipas ASHK-së) VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM SIPAS LLOJIT TË PASURISË VLERA TOTALE SHËNIME
Nr. Emri Atësia Mbiemri ZK Nr. i pas. Lloji i pasurisë Sip. totale m2 Shpronësim tokë “arë” Shpronësim tokë “truall” Ndërtesë banimi (shtëpi) Ndërtesë jo banimi Ndërtesë total Sip. nd konf. nga ZVRPP-ja (m2)
Sip. m2 Çmimi (lek/m2) Vlera (lekë) Sip. (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lekë) Sip. ndërt. konf.

ZVRPP (m2)

Çmimi sh/blerje d/m?) Vlera (lek) Sip. nd. konf. nga ZVRPP-ja (m2) Vlera e preventivit (lek)
1 AGIM REXHEP NEZA 2574 159/14 arë 1500 179 227 40,633.00 40,633.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
2 ASLLAN REXHEP NEZA 2574 159/15 arë 500 57 227 12,939.00 12,939.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
3 BESNIK REXHEP NEZA 2574 159/16 arë 1254 181 227 41,087.00 41,087.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
4 FADIL SULEJMAN NEZA 2574 159/17 arë 2280 255 227 57,885.00 57,885.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
5 RIZA BAJRAM NEZA 2574 159/18 arë 1234 151 227 34,277.00 34,277.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
6 REXH HASAN NEZA 2574 159/19 arë 1706 254 227 57,658.00 57,658.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
7 FERIZ HASAN NEZA 2574 159/20 arë 1500 261 227 59,247.00 59,247.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
8 MEHMET ALI DEMA 2574 159/21 arë 980 193 227 43,811.00 43,811.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
9 MEHMET ALI DEMA 2574 159/22 Arë + truall + ndërtesë 1670 270 335 90,450.00 539.00 15,571,678 15,662,128.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
rivihet në hip. ligjore
në favor të ProCredit
10 MEHMET ALI DEMA 2574 159/192 Truall+ ndërtesë 750 180 335 60,300.00 90.88 43,875.00 3,987,360.00 36.00 860,494.00 126.88 4,908,154.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
11 RUSTEM HAXHI NEZA 2574 159/32 arë 355 116 227 26,332.00 26,332.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
12 AGIM REXHEP NEZA 2574 159/31 arë 456 177 227 40,179.00 40,179.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
13 BESNIK REXHEP NEZA 2574 159/30 arë 304 115 227 26,105.00 26,105.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
14 FADIL SULEJMAN NEZA 2574 159/29 arë 456 176 227 39,952.00 39,952.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
15 DAN HAZIR NEZA 2574 159/28 arë 254 122 227 27,694.00 27,694.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
16 REXH HASAN NEZA 2574 159/27 arë 304 130 227 29,510.00 29,510.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
17 FERIZ HASAN NEZA 2574 159/26 arë 355 125 227 28,375.00 28,375.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
18 FADIL SYL NEZA 2574 159/25 arë 250 162 227 36,774.00 36,774.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
19 MEHMET ALI DEMA 2574 159/23 are 406 27 227 6,129.00 6,129.00
20 RIZA BAJRAM NEZA 2574 159/24 arë 102 51 227 11,577.00 11,577.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
21 MUSTAF ADEM NEZA 2574 159/44 arë 304 187 227 42,449.00 42,449.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
22 SHKELZEN SADIK NEZA 2574 159/45 arë 206 162 227 36,774.00 36,774.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
23 AHMET NEZA 2574 159/143 arë 900 108 227 24,516.00 24,516.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
24 DAN NEZA 2574 159/142 arë 1335 169 227 38,363.00 38,363.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
25 SHEFQET NEZA 2574 159/146 arë 1618 83 227 18,841.00 18,841.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
26 SHKUMBIN SADRI BULICA 3852 344/41 Arë 3000 32 339 10,848.00 10,848.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
Mbi këtë pas. ndodhet
ndërtesa nr. 344/101-ND
27 BP (SMOQI, META, DOMI) 3852 344/77 Truall 4987 298 549 163,602.00 163,602.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
28 AGRON HALIT DAJA 3852 14/57 Arë 3935 318 339 107,802.00 107,802.00 Konfirmuar nga ASHK-ja Vihet në favor të Banka Amerikane e Investimeve
29 IMPULS SHA 3852 14/59 Truall 2804 814 549 446,886.00 150.75 20,558,786 150.75 21,005,672.00 Konfirmuar nga ASHK-ja Vihet në favor te “Aplpha Bank” sh.p.k.
30 ASLLAN ALLAMAN GASA 3852 14/47 Arë 580 11 339 3,729.00 3,729.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
31 ASLLAN ALLAMAN GASA 3852 14/55 Arë 2661 401 339 135,939.00 135,939.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
32 ALI MAMICA 3852 14/78 Arë 2121 221 339 74,919.00 74,919.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
33 BASHKEPRONARET MAMICA 3852 14/81 Arë 1629 159 339 53,901.00 53,901.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
34 MEMLI ALI MAMICA 3852 14/128 Arë 2000 190 339 64,410.00 64,410.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
35 ARJAN KLARITA RESHIT RIZA TIVARI TIVARI 3852 14/130 Arë 1500 74 339 25,086.00 25,086.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
Vihet në H/L në favor të OTP Banke
36 BASHKIM FADIL BALLA 3852 14/131 Arë 5420 128 339 43,392.00 43,392.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
37 MUSA MEMA 3852 14/88 Arë 8324 358 339 121,362.00 121,362.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
38 SHOQERIA THERMO-SWISS SHA 3852 14/119 Truall 4744 276 549 151,524.00 151,524.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
Vihet në H/L në favor të Raiffeisen Banke
39 DIANA ARDIAN LLAZAN Sofka(BARDHI) BARDHI TATI 3852 14/75 Arë 1788 27 339 9,153.00 9,153.00
40 DIANA ARDIAN BARDHI BARDHI 3852 14/76 Arë 10949 180 339 61,020.00 61,020.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
41 ZYHDI OSMAN LAÇI 3852 14/15 Arë 7880 82 339 27,798.00 27,798.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
SHUMA TOTALE 43,411,546.00