Publikuar më: 01/03/2022
VENDIM Nr. 85, datë 9.2.2022
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 78, DATË 31.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSITË ADMINISTRATIVE 4 DHE 8, ZONA “5 MAJI”, BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “iii” e “iv”, dhe 16, pika 3, të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr. 97/2019, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në vendimin nr. 78, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
- Titulli i vendimit ndryshohet dhe bëhet, si më poshtë vijon:
“Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësitë administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, Bashkia Tiranë, dhe caktimin e Bashkisë Tiranë dhe shoqërisë “Tirana DC” sh.a., si njësi zbatuese”.
- Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, të zonës “5 Maji”, njësitë administrative 4 dhe 8, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim, sipas hartës dhe koordinatave të aneksi nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.”.
- Në pikën 2, fjalia hyrëse ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese në pjesët e sipërfaqes, sipas hartës dhe koordinatave, dhënë në aneksin nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për: …”.
- Pas pikës 2, shtohet pika 2.1, me këtë përmbajtje:
“2.1 Caktimin e “Tirana DC” sh.a., si njësi zbatuese në pjesët e sipërfaqes, sipas hartës dhe koordinatave, dhënë në aneksin nr. 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për:
- a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
- b) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
- c) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.”.
- Harta dhe koordinatat bashkëlidhur vendimit nr. 78, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohen me anekset 1, 2 dhe 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
- Ngarkohen zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama