Publikuar më: 26/02/2024

VENDIM Nr. 89, datë 21.2.2024 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS ‘KASTRIOT MUÇO’ (NGA KRYQËZIMI ME RRUGËN ‘MUJO ULQINAKU’, DERI NË INTERSEKTIN ME HEKURUDHËN), FIER”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës ‘Kastriot Muço’ (nga kryqëzimi me rrugën ‘Mujo Ulqinaku’, deri në intersektin me hekurudhën), Fier”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Fier.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 5 069 137.30 (pesë milionë e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e tridhjetë e shtatë pikë tridhjetë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 5 069 137.30 (pesë milionë e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e tridhjetë e shtatë pikë tridhjetë) lekësh përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Fier.
  8. Bashkia Fier kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Fier.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Fier, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Fier, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Fier, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

 

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE QE SHPRONËSOHEN PËR PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS ‘KASTRIOT MUÇO’ (NGA KRYQËZIMI ME RRUGËN ‘MUJO ULQINAKU’, DERI NË INTERSEKTIN ME HEKURUDHËN) FIER”

 

Nr. EMËR ATËSIA MBIEMËR  Zona kadastrale Nr. Pasurisë Lloji i pasurisë Sip. e truallit gjithsej (m2) Sip. e ndërtesës (m2) Sip. e truallit që preket (m2) Sip. e objektit te shërbimit që preket (m2) Çmimi objektit të banimit (l/m2)  Çmimi i truallit (l/m2)  Vlera e objektit te shërbimit sipas situacionit (lek)  Vlera e objektit te banimit (lek)  Vlera e truallit (lek)  Vlera totale (lek) SHËNIME
1 Trifon Koli Mërtiri 8533 8/399 TRUALL 419.5 128.7 17.3      11,026.0    –  190,749.80  190,749.80  Konfirmuar nga ASHK-ja
2 Gezim Nuredin Haxhiaj 8533 2/201 TRUALL 180 65 5      11,026.0    –  55,130.00  55,130.00  Konfirmuar nga ASHK-ja
3 Gezim Nuredin Haxhiaj 8533 2/359 TRUALL 80 30 10.9      11,026.0    –  120,183.40  120,183.40  Konfirmuar nga ASHK -ja
4 Astrit Merkaj 8533 2/358 TRUALL 300 60 17.6      11,026.0    –  194,057.60  194,057.60  Konfirmuar nga ASHK-ja
5 Hajrije Sadik Ristani

Nikollaq Llazi Ristani

8533 2/425 TRUALL 210.2 162.4 35 28    11,026.0  790,498.0  –  385,910.00  1,176,408.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Informacione të tjera mbi pronën: Seksioni E, i kartelës së pasurisë ka përshkrimin: “Me ref. 0018654 dhe me vendim legalizimi nr. 675, datë 29.9.2021. Regjistrohet objekti godinë e kombinuar dykatëshe. (2) + parcela ndërtimore miratuar me ligjin nr. 20/2020 neni 22 (faturat datë 9.11.2021) kati përdhes 162.4 m2 (sip. funksion ekonomik 148 m2, sip. funksion banimi 14 m2) parcela ndërtimore 210.2 m2”. Shpronësohet ndërtesa prej 28 m2, sipas raportit të qëndrueshmërisë për pjesën tjetër të ndërtesës, datë 10.2.2023

6 Llazar Sotir Sota 8533 2/175 TRUALL 326 61 21.5      11,026.0    –  237,059.00  237,059.00  Konfirmuar nga ASHK-ja
7 Blerina Dhimo Sota

Bora Dhimo Sota

Violeta Mihal Sota

8533 2/136 TRUALL 293 92 13      11,026.0    –  143,338.00  143,338.00  Konfirmuar nga ASHK-ja
8 Maksim Miti Sota 8533 2/176 TRUALL 550 102 33.85      11,026.0    –  373,230.10  373,230.10  Konfirmuar nga ASHK-ja
9 Pandeli Irakli Shukallari

Luljeta Piro Shukallari

8533 2/379 TRUALL 296 52 18.2      11,026.0    –  200,673.20  200,673.20  Konfirmuar nga ASHK-ja
10 Agron Luli Naçi

Merita Piro Naçi

8533 2/380 TRUALL 317 52 27.4      11,026.0    –  302,112.40  302,112.40  Konfirmuar nga ASHK-ja
11 Kristaq Nasi Rrapushi 8533 2/360 TRUALL 390 72 28.3      11,026.0    –  312,035.80  312,035.80  Konfirmuar nga ASHK-ja
12 Maksim Refat Hodaj 8533 2/179 TRUALL 860 81.0 160.00      11,026.0    –  1,764,160.00  1,764,160.00  Konfirmuar nga ASHK-ja
 VLERA TOTALE  5,069,137.30  

 

Shënime:

  1. Vlerësimi i tokës truall është llogaritur bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.
  2. Për pasuritë e llojit “ndërtesë” vlerësimi është bërë bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.8.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, i ndryshuar.