Publikuar më: 26/02/2024
VENDIM Nr. 90, datë 21.2.2024 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I SHESHEVE TË PALLATEVE NË LAGJEN ‘PARTIZANI’, ZK 8524, BASHKIA ELBASAN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i shesheve të pallateve në lagjen ‘Partizani’, ZK 8524, Bashkia Elbasan”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Elbasan.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 2 950 743.4 (dy milionë e nëntëqind e pesëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre pikë katër) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 2 950 743.4 (dy milionë e nëntëqind e pesëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre pikë katër) lekësh përballohet nga Bashkia Elbasan.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Elbasan.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Elbasan.
- Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Elbasan.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Elbasan, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Elbasan, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Elbasan, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I SHESHEVE TË PALLATEVE NË LAGJEN ‘PARTIZANI’, ZK 8524, BASHKIA ELBASAN”
NR. | PRONARI | TË DHËNAT KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM | SHËNIME (D+E ) (kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.) | ||||||||||||||||||||||
ARË | TRUALL | NDËRTESË | Vlerat e kultura bujqësore dhe drufrutorëve sipas procesverbalit të Drejtorisë së Bujqësisë | VLERA TOTALE (lek) | ||||||||||||||||||||||
EMRI | ATËSIA | MBIEMRI | Fshati ose qyteti | Zona kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sipërfaqja
totale |
Arë (m2) | Truall (m2) | Ndërtesë (m2) | Vol. | F. | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | Vlera e kulturës bujqësore (lek) | Vlera e dru-frutorëve (lek) | |||
A | B | C | C | Ç | D | E | F | G | H | I | J | K | L | M | N | O | P | Q | R | S | T | U | V | Y | Z | |
1 | PERUSJAN AGIM SHELEGU
|
ELBASAN | 8524 | 2/803 | TRUALL | 24 | 0 | 24 | 0 | 21 | 54 | 0 | 0 | 0 | 24 | 13,854.00 | 332,496.00 | – | – | – | – | – | 332,496.00 | D- Mbi këtë truall ndodhet ndërtesa me nr. 2/789-ND, Vol. 20, f. 185. Kjo ndërtesë shpronësohet sipas numrit rendor 2 të kësaj tabele. | ||
2 | PERUSJAN AGIM ZHELEGU | ELBASAN | 8524 | 2/789- ND | NDËRTESË | 24 | 0 | 0 | 24 | 20 | 185 | 0 | 0 | 0 | 0 | – | – | 24.00 | – | 394,121.00 | – | – | 394,121.00 | D- Kjo ndërtesë ndodhet mbi truallin 2/803, vol. 21, f. 54. Ky truall shpronësohet sipas numrit rendor 1 të kësaj tabele. | ||
3 | DALLANDYSHE DEMIR CAKA
|
ELBASAN | 8524 | 2/886 | TRUALL | 40.6 | 0 | 40.6 | 0 | 27 | 225 | 0 | 0 | 0 | 40.6 | 13,854.00 | 562,472.40 | – | – | – | – | – | 562,472.40 | D- Mbi këtë truall ndodhet ndërtesa me nr. Pas. 2/886-ND. Kjo ndërtesë shpronësohet sipas numrit rendor 4 të kësaj tabele. | ||
4 | DALLANDYSHE DEMIR CAKA | ELBASAN | 8524 | 2/886-ND | NDËRTESË | 40.6 | 0 | 0 | 40.6 | 27 | 226 | 0 | 0 | 0 | 0 | – | – | 40.60 | – | 960,899.00 | – | – | 960,899.00 | D- Kjo ndërtesë ndodhet mbi truallin nr. pas. 2/886, vol. 27, f. 225. E-Kufizohen veprimet deri në krijimin e miratimin e VKM-së për parcelën ndërtimore. Ky truall shpronësohet sipas numrit rendor 3 të kësaj tabele. | ||
5 | DALLANDYSHE DEMIR CAKA | ELBASAN | 8524 | 2/18 | TRUALL | 24 | 0 | 24 | 0 | 30 | 75 | 0 | 0 | 0 | 24 | 13,854.00 | 332,496.00 | – | – | – | – | – | 332,496.00 | D- Mbi këtë truall ndodhet ndërtesa me nr. 2/18-ND, vol. 1, f. 62. Kjo ndërtesë shpronësohet sipas numrit rendor 6 të kësaj tabele. | ||
6 | DALLANDYSHE DEMIR CAKA | ELBASAN | 8524 | 2/18-ND | NDËRTESË | 24 | 0 | 0 | 24 | 1 | 62 | 0 | 0 | 0 | 0 | – | – | 24.00 | – | 368,259.00 | – | – | 368,259.00 | D- Kjo ndërtesë ndodhet mbi truallin 2/18, vol. 1, f. 62. Ky truall shpronësohet sipas numrit rendor 5 të kësaj tabele. | ||
VLERA TOTALE | 2950743.40 |