Publikuar më: 28/04/2023
VENDIM Nr. 90, datë 22.2.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE ‘BURDULLIAS’, BASHKIA BERAT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të bashkëpronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Zgjerimi i varrezave publike ‘Burdullias’, Bashkia Berat”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Berat.
- Bashkëpronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 491 260 (katërqind e nëntëdhjetë e një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 491 260 (katërqind e nëntëdhjetë e një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekësh, përballohet nga Bashkia Berat.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Berat.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Bashkëpronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Berat.
- Bashkia Berat kryen procedurat për likuidimin e bashkëpronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Berat.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar në favor të Bashkisë Berat, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Berat për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Berat, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Berat dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
LISTA EMËRORE E BASHKËPRONARËVE TË PASURISË TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE ‘BURDULLIAS’, BASHKIA BERAT” | ||||||||||||
NR. | PRONARI | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM | S H Ë N I M E (Kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.) | |||||||||
ARË | VLERA TOTALE (lek) | |||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Z. kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sipërfaqja totale | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | |||
A | B | C | Ç | D | E | F | L | M | N | Y | Z | |
1 | Myfarete | Iljas | Peshtani | 8501 | 4/149 | Arë | 2420 | 2420.0 | 203 | 491,260.00 | 491,260.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja |
Feride | Ibrahim | Bego | ||||||||||
SHUMA | 491,260.00 | 491,260.00 |
Shënime:
Vlerësimi i pasurisë “arë” është bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.8.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, të ndryshuar