Publikuar më: 26/02/2024

VENDIM Nr. 91, datë 21.2.2024 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 490, DATË 19.7.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘VLORA – ACU, RIKUALIFIKIM URBAN NË QYTETIN E VLORËS, PËRGJATË ‘P4 C2 A, B, C”, DHE ‘NDËRTIM I RRUGËS – VAZHDIMI I UNAZËS VLORË – UJI I FTOHTË’”, TË NDRYSHUAR

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Në vendimin nr. 490 datë 19.7.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
  2. a) Në pikën 3, fjalët “… 176 168 174.40 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e katër pikë dyzet) lekë …” zëvendësohen me “… 180 478 649.53 (njëqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzet e nëntë pikë pesëdhjetë e tre) lekë …”;
  3. b) Në pikën 4, fjalët “… 176 168 174.40 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e katër pikë dyzet) lekë …” zëvendësohen me “… 180 478 649.53 (njëqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzet e nëntë pikë pesëdhjetë e tre) lekë dhe fjalët “ … 10 943 358.40 (dhjetë milionë e nëntëqind e dyzet e tre mijë e treqind e pesëdhjetë e tetë pikë dyzet) lekë …” zëvendësohen me “… 15 253 833.53 (pesëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë e tre mijë e tetëqind e tridhjetë e tre pikë pesëdhjetë e tre) lekë …”;
  4. c) Tabelës së miratuar në vendim i shtohet tabela “C”, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  5. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Bashkisë Vlorë.
  6. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Bashkia Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

 

 

 

 

TABELA C

LISTA E PRONARËVE SHTESË, QË SHPRONËSOHEN PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “PËR DISA SHTESA NË VKM-në NR. 490 DATË 19.7.2017, ‘PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘VLORA-ACU, RIKUALIFIKIM URBAN NË QYTETIN E VLORËS, PËRGJATË ‘P4 C2 A, B, C”” DHE “NDËRTIMI I RRUGËS – VAZHDIMI I UNAZËS VLORË-UJI I FTOHTË”, I NDRYSHUAR

 

NR. ZK Nr. i pasurisë Adresa PRONARI Sipërfaqe trualli Çmimi i truallit lek/m2 Vlera e truallit lek VLERËSIMI PËR SHPRONËSIM SHËNIME (D+E) (kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.)
Sipërfaqja e ndërtimit (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lek) Vlera totale (lek)
Emri Atësia Mbiemri
42 8602 27/48+1-3 VLORË FATBARDHA

 NATASHA ANTONELA LENOKS RAMBO FLORA DELJANA

QEMAL GORI VLADIMIR VLADIMIR FATOSH LERI VLADIMIR NEBIU NEBIU NEBIU NEBIU NEBIU NEBIU NEBIU       84.5  51,011.54  4,310,475.13  4,310,475.13 Konfirmuar nga ASHK Vlorë, në seksionin E – Informacione të tjera mbi pronën është vënë shënimi: “Kalim nga regjistrat e vjetër në regjistrat e rinj”. Kjo kartelë lëshohet vetëm për efekt shpronësimi, pasi ndërtesa është prishur. Sqarim: Shpronësimi bëhet për apartamentin, sipas shkresës nr. 7545/2 prot., datë 15.9.2023, të Bashkisë Vlorë, ku në relacionin e kërkesës për shpronësim sqarohet se, Bashkëpronarët Nebiu, nuk janë përfshirë në shpronësim në VKM-në nr. 490, datë 19.7.2017, për arsye se nuk kanë qenë të pajisur me dokumentacion pronësie, për shkak të proceseve gjyqësore. Vendim Gjyk. Apelit nr. 67, data 2.3.2021.
VLERA TOTALE  4,310,475.13