Ermal Shena

General Director

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Fotografi Ministri

Z. Ermal Shena është Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin (ASHSH) nga shtatori i vitit 2025. Ai ka lindur më 30 Nëntor 1990, në Memaliaj.

Pas përfundimit të arsimit të mesëm, Z. Ermal Shena ka kryer studimet e larta niveli Bacheor dhe Master Shkencor pranë Universitetit Politeknik, Fakulteti Gjeologji-Minerale, Departamenti i Burimeve Natyrore duke marrë titullin Inxhinier Gjeomat (topograf).

Përgjatë punës në administratë ka përforcuar edhe më shumë njohuritë për legjislacionin shqiptar në terësi dhe në vitin 2022 Z.Shena ka përfunduar nivelin Master Shkencor pranë Universitetit Mesdhetar, në Degën E drejta Publike.

Z. Shena ka eksperiencë 10 vjeçare në sektorin e shpronësimeve.

Që prej vitit 2014 deri në vitin 2019, ka punuar në pozicionin specialist në Sektorin e Transkiptimit/Përpunimit të të Dhënave pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim si specialist në fushën e shpronësimeve, pasi për mbarëvajtjen e këtij proçesi zhvillohet një bashkërendim i punëve midis sektorëve të shpronësimeve (Sektorit Topologjik dhe Sektorit të Transkiptimit/Përpunimit të të Dhënave) me sektorët, Drejtoritë e vartësisë dhe institucionet e tjera.

Nga viti 2019 deri në vitin 2025, Z.Shena ka mbajtur pozicionin Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve / Sektori i Sigurimit të Tokës pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, duke udhëhequr me sukses një nga sektorët më të veshtirë siç është procesi i shpronësimit.

Z.Shena ka marrë çertifikatë “Për vlerësimin e pasurive të paluajtshme”, nga Universiteti Politeknik i Tiranës.

Është çertifikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me tematikë: “Forcimi i kapacitetit të Autoritetit Rrugor Shqiptar në zbatimin e praktikave të qeverisjes së mirë për planifikimin, menaxhimin, prokurimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e investieve rrugore”.

Nga Federata Ndërkombëtare e Rrugëve është çertifikuar për: “Rolet dhe Përgjegjësitë për Blerjen e Tokës dhe Zhvendosjen”.