Published on: 02/04/2024
VENDIM Nr. 181, datë 27.3.2024 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I SHKOLLËS 9-VJEÇARE, ARBANË”, BASHKIA TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare, Arbanë”, Bashkia Tiranë.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 423 129.70 (katërqind e njëzet e tre mijë e njëqind e njëzet e nëntë pikë shtatëdhjetë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 423 129.70 (katërqind e njëzet e tre mijë e njëqind e njëzet e nëntë pikë shtatëdhjetë) lekësh, përballohet nga Bashkia Tiranë.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Tiranë.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tiranë.
- Bashkia Tiranë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 2, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 2 dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONA PRIVATE E TË CILËVE SHPRONËSOHET, PËR INTERES PUBLIK, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “NDËRTIMI I SHKOLLËS 9-VJEÇARE, ARBANË”, BASHKIA TIRANË
NR. | PRONARI | TË DHËNAT KADASTRALE SIPAS KARTELËS SË PASURISË | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM | SHËNIME
(kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë) |
||||||||||||||||||||
TRUALL | VLERA TOTALE (lek) | |||||||||||||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Fshati ose qyteti | Z. kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sipërfaqja totale | Truall (m2) | Ndërtesë (m2) | Arë (m2) | Volumi | Faqe | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | |||||||||
1 | TRASHËGIMTARËT E FAMILJES ALLAMANI
Fatime Duro, Fatbardha Pepa, Meliha Celkavaja, Makbule Toska, Sanije Allamani, Ardit Allamani, Mehmet Allamani, Bledar Allamani, Shefqet Preza, Elizabeta Preza, Nafize Kurti, Asllan Hysenaj, Astrit Hysenaj, Arjan Hysenaj |
Arbanë, Tiranë | 1032 | 102/6 | truall | 990.00 | 990.00 | 0 | 0 | 2 | 110 | 734.62 | 490 | 359,963.80 | 359,963.80 | Konfirmuar nga ASHK-ja
Përshkrim: Seksioni E- Fatime Duro 24/160 Fatbardha Pepa 24/160 Meliha Celkavaja 24/160, Makbule Toska 24/160 Sanije Allamani 6/160 Ardit Allamani 6/160, Mehmet Allamani 6/160 Bledar Allamani 6/160 Shefqet Preza 10/160 Elizabeta Preza 10/160 Nafize Kurti 5/160 Asllan Hysenaj 5/160 Astrit Hysenaj 5/160 Arjan Hysenaj 5/160 |
||||||||
2 | TRASHËGIMTARËT E FAMILJES ALLAMANI
Fatime Duro, Fatbardha Pepa, Meliha Celkavaja, Makbule Toska, Sanije Allamani, Ardit Allamani, Mehmet Allamani, Bledar Allamani, Shefqet Preza, Elizabeta Preza, Nafize Kurti, Asllan Hysenaj, Astrit Hysenaj, Arjan Hysenaj |
Arbanë, Tiranë | 1032 | 102/18 | truall | 5250.00 | 5250.00 | 0 | 0 | 2 | 249 | 126.36 | 490 | 61,916.40 | 61,916.40 | Konfirmuar nga ASHK
Përshkrim: Seksioni E- Fatime Duro 24/160 Fatbardha Pepa 24/160 Meliha Celkavaja 24/160 Makbule Toska 24/160 Sanije Allamani 6/160 Ardit Allamani 6/160 Mehmet Allamani 6/160 Bledar Allamani 6/160 Shefqet Preza 10/160 Elizabeta Preza 10/160 Nafize Kurti 5/160 Asllan Hysenaj 5/160 Astrit Hysenaj 5/160 Arjan Hysenaj 5/160 |
||||||||
3 | TRASHËGIMTARËT E FAMILJES ALLAMANI
Fatime Duro, Fatbardha Pepa, Meliha Celkavaja, Makbule Toska, Sanije Allamani, Ardit Allamani , Mehmet Allamani, Bledar Allamani , Shefqet Preza, Elizabeta Preza, Nafize Kurti, Asllan Hysenaj, Astrit Hysenaj, Arjan Hysenaj |
Arbanë, Tiranë | 1032 | 102/23 | truall | 180.00 | 180.00 | 0 | 0 | 3 | 7 | 2.55 | 490 | 1,249.50 | 1,249.50 | Konfirmuar nga ASHK-ja
Përshkrim: Në këtë pasuri ndodhet ndërtesa e regjistruar ne volum 3 faqe 110. Kjo ndërtesë nuk preket nga shpronësimi. Seksioni E- Fatime Duro 24/160 Fatbardha Pepa 24/160 Meliha Celkavaja 24/160 Makbule Toska 24/160 Sanije Allamani 6/160 Ardit Allamani 6/160 Mehmet Allamani 6/160 Bledar Allamani 6/160 Shefqet Preza 10/160 Elizabeta Preza 10/160 Nafize Kurti 5/160 Asllan Hysenaj 5/160 Astrit Hysenaj 5/160 Arjan Hysenaj 5/160 kalon shtet me VKM shpronësimi vijon në vol. 3 f. 159. Sqarim: Sipërfaqja e shpronësimit prej 2.55 m2 nuk afektohet me sipërfaqen e shpronësuar me VKM-në, sipas këtij shënimi. |
||||||||
Vlera totale | 863.53 | 423,129.70 | ||||||||||||||||||||||