Published on: 28/04/2023
VENDIM Nr. 190, datë 5.4.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “RIKUALIFIKIM URBAN I LAGJES ‘LLUKAN PRIFTI’, BASHKIA KUÇOVË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Rikualifikimi urban i lagjes ‘Llukan Prifti’, Bashkia Kuçovë”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Kuçovë.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “ndërtesë” dhe “ullishtë”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 873 996 (një milion e tetëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 873 996 (një milion e tetëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Kuçovë.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Kuçovë.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Kuçovë.
- Bashkia Kuçovë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Kuçovë.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Kuçovë, për pasuritë e shpronësuara.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Kuçovë.
- Ngarkohen Bashkia Kuçovë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE E TË CILËVE PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI URBAN I LAGJES ‘LLUKAN PRIFTI’ BASHKIA KUÇOVË”
Nr. | PRONARI | TË DHËNA KADASTRALE | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM | SHËNIME
(kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.) |
||||||||||||||||||||
ARË | TRUALL | NDËRTESË | VLERA TOTALE (lek) | |||||||||||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Fshati ose qyteti | Z. kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sipërfaqja totale | Arë (m2) | Truall (m2) | Ndërtesë (m2) | Volumi | Faqe | Sipërfaqja | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | Sipërfaqja | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | Sipërfaqja | Çmimi (lek/m2) | Vlera(lek) | |||
1 | Thoma | Mihal | Gjergji | Kuçovë | 2310 | 8/382 | Godine | 39 | 39 | 39 | 39 | 2,040 | 79,560 | 39 | 908,683 | 988,243 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||||||
2 | Eftion | Viron | Bishka | Kuçovë | 2310 | 8/369 | Godine | 37 | 37 | 37 | 37 | 2,040 | 75,480 | 37 | 717,813 | 793,293 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||||||
3 | Ismail | Rushit | Kapuçi | Polovinë | 2179 | 99/52 | Ullishtë | 30 | 8 | 70 | 30 | 268 | 8,040 | 8,040 | Konfirmuar nga ASHK-ja Vlerësimi për pasuritë e llojit “ullishte” është bërë bazuar në vendimin nr. 89, datë 3.2.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, pasi në bazë të verifikimit të raport-vlerësimit në fakt të pasurive, nga subjekti kërkues, ka rezultuar, se pavarësisht që e kanë të shkruar në kartelën e pasurisë llojin e pasurisë “ullishtë”, rezulton se sipërfaqja e prekur nga shpronësimi, është sipërfaqe “tokë bujqësore”. Me shkresën nr. 822/1, prot., datë 9.6.2021, nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore Kuçovë është përcaktuar që çmimi minimal fiskal për pasuritë e llojit “ullishtë”, në ZK 2179, është 268 lekë/m2. | |||||||||
4 | Lili | Koçi | Çibuku |
Polovinë |
2179 |
99/44 |
Ullishtë |
100 |
7 |
69 |
100 |
268 |
26,800 |
26,800 |
Konfirmuar nga ASHK-ja Vlerësimi për pasuritë e llojit “ullishtë” është bërë bazuar në vendimin nr. 89, datë 3.2.2016, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, pasi në bazë të verifikimit të raport-vlerësimit në fakt të pasurive, nga subjekti kërkues, ka rezultuar, se pavarësisht që e kanë të shkruar në kartelën e pasurisë llojin e pasurisë “ullishtë”, rezulton se sipërfaqja e prekur nga shpronësimi, është sipërfaqe “tokë bujqësore”. Me shkresën nr. 822/1 prot., datë 9.6.2021, nga ASHK-ja Drejtoria Vendore Kuçovë është përcaktuar që çmimi minimal fiskal për pasuritë e llojit “ullishtë”, në ZK 2179, është 268 lekë/m2. | |||||||||
Kristaq | Petraq | Çibuku | ||||||||||||||||||||||
Aleksandër | Nasi | Angjeliu | ||||||||||||||||||||||
5 | Eduarte | Jani | Karamani | Polovinë | 2179 | 99/64 | Ullishtë | 291 | 9 | 49 | 90 | 268 | 24,120 | 24,120 | Konfirmuar nga ASHK-ja Vlerësimi për pasuritë e llojit “ullishtë” është bërë bazuar në vendimin nr. 89, datë 3.2.2016 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, pasi në bazë të verifikimit të raport-vlerësimit në fakt të pasurive, nga subjekti kërkues, ka rezultuar, se pavarësisht që e kanë të shkruar në kartelën e pasurisë llojin e pasurisë “ullishtë”, rezulton se sipërfaqja e prekur nga shpronësimi, është sipërfaqe “tokë bujqësore”. Me shkresën nr. 822/1 prot., datë 0.6.2021, nga ASHK Drejtoria Vendore Kuçovë është përcaktuar që çmimi minimal fiskal për pasuritë e llojit “ullishtë”, në ZK 2179, është 268 lekë/m2. | |||||||||
6 | Lili | Koçi | Çibuku |
Polovinë |
2179 |
99/24 |
Ullishtë |
125 |
7 |
22 |
125 |
268 |
33,500 |
33,500 |
Konfirmuar nga ASHK-ja Vlerësimi për pasuritë e llojit “ullishtë” është bërë bazuar në vendimin nr. 89, datë 3.2.2016 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, pasi në bazë të verifikimit të raport-vlerësimit në fakt të pasurive, nga subjekti kërkues, ka rezultuar, se pavarësisht që e kanë të shkruar në kartelën e pasurisë llojin e pasurisë “ullishtë”, rezulton se sipërfaqja e prekur nga shpronësimi, është sipërfaqe “tokë bujqësore”. Me shkresën nr. 822/1 prot., datë 9.6.2021, nga ASHK Drejtoria Vendore Kuçovë është përcaktuar që çmimi minimal fiskal për pasuritë e llojit “ullishte”, në ZK 2179, është 268 lekë/m2. | |||||||||
Kristaq | Petraq | Çibuku | ||||||||||||||||||||||
Aleksandër | Nasi | Angjeliu | ||||||||||||||||||||||
Vlera totale | 1,873,996 |